Monday , 17 February 2020

“VLLAZNIA B” E NIS ME FITORE. PROTAGONIST ËSHTË BELAJDI PUSI

“Vllaznia B” e ka nisur mbarë kampionatin e sivjetëm. Në ndeshjen e parë të tij, atë të luajtur në fushën sportive “Reshit Rusi”, ajo ka mundur me rezultatin 2-1 ekipin e Klosit. Pjesa e parë është mbyllur në barazim 0-0 ndërkohë që në të dytën ka qenë sulmuesi Belajdi Pusi ai që është shndërruar në protagonist për ekipin shkodran duke shënuar të dy golat e tij.

Klosi ndërkohë ka ngushtuar shifrat në minutën e 89-të me 11-metërsh por vetëm kaq sepse nuk ka më kohë dhe kuqeblutë fitojnë 2-1. Por pavarësisht fitores, trajneri Altin Xhahysa duket se ka ende rezerva për ekipin e tij.

Po për javën e parë të kategorisë së dytë, në Velipoja Ada ka barazuar 0-0 ndaj Sopotit të Librazhdit, në një ndeshje ku velipojakët kanë patur disa raste shënimi megjithatë nuk ia kanë dalë dot të shënojnë golin e fitores.

Lexoni dhe kete

VOLEJBOLL FEMRA/ VLLAZNIA FITON 3 – 1 NDAJ SKËNDERBEUT

Vllaznia në volejboll për femra ka bërë detyrën duke fituar ndeshjen e rradhës për kampionat …