“VLLAZNIA B” FITON 1-0 NDAJ ERZENIT. VENDOS GOLI I DJEPAXHISË

“Vllaznia B” është rikthyer tek fitorja duke marrë një trepikësh me shumë vlerë në ndeshjen e luajtur në “Reshit Rusi” ndaj Erzenit të Shijakut. Ajo ka fituar me rezultatin e ngushtë 1-0. Goli i mesfushorit Ari Djepaxhia në minutën e 67-të ka qenë shumë i rëndësishëm sepse i ka dhënë tre pikë shumë të rëndësishme ekipit shkodran. Vllaznia B ka zhvilluar një ndeshje të mirë ndonëse në rradhët e saj nuk ka patur asnjë lojtar të ekipit të parë.

Ata që kanë qenë në fushë janë munduar të japin më të mirën e tyre dhe pavarësisht rasteve të krijuara që në pjesën e parë, goli i shumëpritur do të shënohej vetëm në pjesën e dytë. Trajneri Ervis Kraja pas ndeshjes është shprehur i kënaqur me fitoren por edhe me impenjimin e lojtarëve në fushën e lojës.

Me këtë fitore, Vllaznia B është ngjitur në kuotën e 19 pikëve duke qenë tashmë në vendin e shtatë në renditje. Javën e ardhshme ajo do të udhëtojë drejt Burrelit për të luajtur ndeshjen e fundit të fazës së dytë të kampionatit.

Lexoni dhe kete

ZHVILLOHET EDICIONI I XVII-të i TURNEUT “NËNË TEREZA” NË XHUDO

Për të 17-tin vit me rradhë në Shkodër është zhvilluar turne ndërkombëtar i moshave në …