Wednesday , 21 February 2018

“VLLAZNIA B” FITON 2-0 NDAJ BESËLIDHJES, SHËNOJNË ÇINARI E HAJDARI

“Vllaznia B” rikthehet tek fitorja, njëkohësisht me “Vllazninë A”, në të njëjtën ditë dhe me të njëjtin rezultat, 2-0. Ndonëse ajo ka patur përballë një ekip të fortë dhe pretendent si Besëlidhja, skuadra shkodrane ia ka dalë të fitojë falë golave të shënuar nga Çinari në pjesën e parë dhe Hajdari në të dytën. Kuqeblutë e kanë dominuar lojën në të gjitha drejtimet.

Pozitiv në këtë takim ka qenë fakti se me ta kanë luajtur edhe dy futbollistët e ekipit të parë Krymi e Çinari të cilët për arsye kartonash nuk kanë mundur të luajnë në Lushnjë por sipas rregullores mund të luanin në kategorinë e parë dhe kanë dhënë kontributin e tyre në fitoren e Vllaznisë B. Këtë gjë ka vlerësuar edhe trajneri Ervis Kraja në prononcimin e tij të pasndeshjes.

Me fitoren ndaj Besëlidhjes, “Vllaznia B” është ngjitur në vendin e tetë në renditje dhe shpreson që rezultatet pozitive të saj të vazhdojnë edhe në ndeshjet e ardhshme.

Lexoni dhe kete

GJOKA: FITORJA NDAJ TEUTËS ISHTË NJË FITORE QETËSIE

Fitorja e së hënës ndaj Teutës i ka dhënë qetësinë e duhur Vllaznisë në rrugën …