“VLLAZNIA B” FITON NË SHIJAK POR VENDASIT USHTROJNË DHUNË

Vllaznia B ka arritur të marrë një fitore me shumë vlerë në Shijak ndaj Erzenit në ndeshjen e rradhës për kampionat. Por kjo fitore e shkodranëve nuk u ka pëlqyer vendasve të cilët kanë ushtruar dhunë ndaj futbollistëve miq në fundin e ndeshjes. Takimi ka nisur i tensionuar dhe loja e ashpër nuk ka munguar që në fillim të tij. Erzeni do të kalonte në avantazh në minutën e fundit të pjesës së parë me anë të një 11-metërshi të kthyer në gol nga Pasha. Pjesa e parë kësisoj mbyllet 1-0 për Erzenin. Në fillimin e pjesës së dytë loja  ashpërsohet dhe fillimisht del një futbollist shijakas me karton të kuq dhe më pas, arbitri për të kompesuar gjithçka nxjerr me të kuqe edhe Kukajn për Vllazninë B.

Gjithsesi kuqeblutë kanë rritur lojën e tyre dhe në minutën e 67-të, Pusi ka barazuar shifrat. Por jo vetëm kaq. Në minutën e 80-të do të ishte Markolaj që do të shënonte dhe golin e dytë e të avantazhit për shkodranët, madje Erkoçeviq në minutën e 89-të do të shënonte edhe golin e tretë dhe të fundit të ndeshjes që do të fiksonte fitoren përfundimtare të Vllaznisë B me rezultatin 3-1. Por në vend që t’i gëzoheshin këtij suksesi, futbollistët kuqeblu në fundin e takimit janë sulmuar nga futbollistët vendas duke u goditur prej tyre. Madje, në fushë kanë hyrë edhe tifozë të ndryshëm duke krijuar skena aspak të denja për një ndeshje futbolli.

Pikërisht një sjelle e tillë e futbollistëve, drejtuesve dhe tifozëve të Erzenit, është dënuar nga Klubi i Futbollit Vllaznia i cili përmes një reagimi, i ka kërkuar Federatës Shqiptare të Futbollit të marrë masa të rënda ndëshkimore sepse futbolli duhet të sjellë miqësi në mes skuadra dhe jo konflikte të tilla si ai që ndodhi në Shijak ditën e djeshme.

Lexoni dhe kete

MARASHI: SUKSESET E ATLETIKËS SHKODRANE DO VAZHDOJNË

Ecuria shumë e mirë e atletikës shkodranë në këto 28 vitet e fundit, e shoqëruar …