Breaking News

“VLLAZNIA B” HUMBET 0-1 NDAJ TËRBUNIT, KRAJA AKUZA ARBITRIT

“Vllaznia B” ka pësuar një tjetër humbje në shtëpi, këtë herë ndaj Tërbunit të Pukës me rezultatin 0-1. Me këtë humbje, kuqeblutë tashmë e shohin veten larg objektivit të tyre për të qenë në mes pesë ekipeve më të mira të kampionatit. Fatin e kësaj ndeshje e ka vendosur një gol i Mezinit në minutën e 10-të të ndeshjes. Më pas, me gjithë përpjekjet e të dy ekipeve, nuk ka patur gol tjetër. Në fund të 90 minutave, trajneri i ekipit shkodran Ervis Kraja në prononcimin e tij për mediat, ka akuzuar rëndë arbitrin e ndeshjes i cili sipas tij ka qenë tendencioz dhe i njëanshëm.

Ndërkohë, trajneri i Tërbunit- Kreshnik Krepi, ka deklaruar se skuadra e tij e meritoi fitoren për nga mënyra si e administroi lojën gjatë gjithë ndeshjes.

Me këtë humbje, “Vllaznia B” tashmë thuajse kanë marrë fund shpresat e saj për të qenë në mes pesë ekipeve më të mira të kampionatit.

Lexoni dhe kete

TEK VLLAZNIA NË PRITJE TË VENDIMEVE TË ASAMBLESË

Tek Vllaznia të gjithë janë në pritje të zhvillimeve të reja. Zhvillime këto që pritet …