Breaking News

“VLLAZNIA B”, KRAJA RIKONFIRMOHET NË KRYE TË EKIPIT

Vllaznia ende nuk ka zyrtarizuar njeriun që do të drejtojë ekipin e parë për sezonin e ri por ndërkohë, atë të ekipit B e ka nën kontratë dhe do të vazhdojë sërish punën me të. Bëhet fjalë për Ervis Krajën, teknikun I cili e ka drejtuar këtë skuadër që nga krijimi I saj dhe deri më sot. 35 vjeçari ka qenë edhe një nga kandidatët më të fortë për të marrë detyrën e trajnerit të ekipit të parë, të cilin në fakt e drejtoi në dy javët e fundit të kampionatit të kaluar, por së fundmi u tërhoq. Nga sa duket, e ka parë më të arsyeshme të vazhdojë sërish punën me ekipin B, me misionin e qartë për ngjitjen e tij përsëri në kategorinë e parë.

Ky vend në fakt I takon sepse fatkeqëssiht ra një kategori më poshtë për shkak edhe të rënies së ekipit të parë. “Vllaznia B” ka patur një ecuri të shkëlqyer në tre vitet e fundit duke ngjitur njëra pas tjetrën shkallët nga kategoria e tretë ku nisi rrugëtimin e saj, duke kaluar fillimisht në të dytën dhe sezonin e kaluar në të parën, ku ia doli me sukses të mbijetojë pavarësisht vështirësive. Dhe meritën kryesore në gjithë këtë ecuri të këtij ekipi padyshim që e ka trajneri I saj Ervis Kraja. Ai I ka dalë të motivojë siç duhet lojtarët dhe ndonëse shpeshherë është përballur edhe me problematika nga më të ndryshmet si arbitrimet kundër apo dhe dhuna në fusha të ndryshe, përsëri kanë triumfuar.

Kraja do të ketë për detyrë tashmë të konfigurojë edhe njëherë ekipin por kjo do të ndodhë vetëm pasi të ketë filluar punë ekipi I parë. Padyshim që pritet të mësohen emrat e futbollistëve që do të jenë pjesë e tij megjithatë stafi teknik e ka treguar edhe më parë se pavarësisht vështirësive, gjithnjë ia ka dalë të arrijë objektivat e veta. Kështu shpresohet të ndodhë edhe këtë herë, paçka se nuk do të jetë e lehtë.

Lexoni dhe kete

KUQEBLUTË ENDE PA DREJTOR DHE PA TRAJNER

Tek Vllaznia aktualisht janë duke u marrë më shumë me çështjen e disa futbollistëve të …