Wednesday , 27 June 2018

VLLAZNIA B MPOSHTET NGA DINAMO, KRAJA: EKIPI RREZIKON TE SHKRIHET

Vllaznia B ka zhgënjyer edhe në javën e 5-të të Kategorisë së Parë. Shkodranët janë mposhtur në Shkodër me rezultatin e ngushtë 0 – 1 nga ekipi i Dinamos. Goli i fitorës do të shënohej nga Arvist Gjata në minutën e 17-të të pjesës së dytë. Gjata do të futej mjaftë mirë në zonën shkodrane, duke mos e pasur të vështirë të dërgojë topin në rrjetë, pasi edhe lojtarët e Vllaznisë B i lejuan hapësirë për të goditur në portë. As ndryshimet e kryera në pjesën e dytë nga trajneri Ervis Kraja nuk sollën ndryshim rezultati dhe krejt takimi u mbyll me fitoren e dinamovitëve. Pas ndeshjes, tekniku i shkodraneve eshte shprehur i zhgenjyer nga lojtaret dhe nuk e priste kete humbje. Kraja beri me dije se nese drejtuesve nuk u intereson Vllaznia B, atehere ekipi le te shkrihet, pasi ka edhe lojtare qe nuk jane paguar qe ne muajin Janar.

Pas 5 javësh kampionat, Vllaznia B mbetet në kuotën e 2 pikëve, me vetëm 2 barazime dhe 3 humbje. Shkodranët akoma nuk kanë marrë fitoren e parë në këtë sezon të ri.

Lexoni dhe kete

TË MARTËN ZHVILLOHET ASAMBLEJA E SHUMËPRITUR E VLLAZNISË

Dita e martë do të jetë shumë e rëndësishme për të ardhmen e Vllaznisë. Data …