“VLLAZNIA B” MUND ORIKUN DHE MBETET NË KATEGORINË E PARË

Me shumë përpjekje e sakrifica gjatë gjithë sezonit, “Vllaznia B” ia ka dalë të sigurojë sërish qëndrimin në kategorinë e parë. Natyrisht duke shpresuar që edhe ekipi i parë të qëndrojë në Superligë sepse përndryshe, gjithçka do të shkonte dëm. Ekipi i dytë ka luajtur pasdite e së enjtes në “Niko Dovana” finalen e plej-ofit ndaj Orikut dhe ka fituar vetem fale penalltive me rezultatin 4-3 sepse koha e rregullt dhe shtesa perfunduan 2-2. Djemtë e drejtuar nga trajneri Ervis Kraja kanë arritur të shënojnë me anë të mesfushorit Denis Dyca në minutën e 33-të dhe me këtë gol është mbyllur pjesa e parë. Duhet thënë se në formacionin e parë të ekipit shkodran kanë luajtur në këtë ndeshje edhe emra të tillë si Erjon Vucaj, Arlind Kalaja e Erdenis Gurishta. Në pjesën e parë, ka shënuar Denis Dyca. Me këtë gol do të mbyllej kjo pjesë. Në të dytën, Vllaznia B tentoi të shënonte edhe golin e dytë në mënyrë që ta siguronte fitoren e kësaj ndeshje, por në fakt janë ndëshkuar.

Në minutën e 67-të ka qenë Hoxha që ka shënuar për ekipin vlonjat duke barazuar shifrat. Por ky barazim nuk ka zgjatur shumë. Tre minuta më vonë, pra në të 70-tën, ka qenë sulmuesi Belajdi Pusi që ka kaluar sërish në avantazh Vllazninë B. Por kur u duk se çdo gjë do të përfundonte me fitoren e saj, në minutën e 95-të arbitri Meta do të jepte një 11-metërsh për Orikun i cili do të kthehej në gol nga Dhrami. Kjo ka bërë që koha e rregullt të përfundonte në barazim 2-2, duke sjellë kësisoj edhe shtesat e lojës. Në të parën është akorduar një 11-metërsh për Vllazninë B por nga pika e bardhë Gurishta ka gabuar. 30 minutat e shtesave nuk kanë dhuruar asgjë duke bere qe rezultati perfundimtar pas 120 minutash loje te ishte sërish 2-2. Një rezultat i tillë bëri që të dy ekipet t’i drejtoheshin pikës së 11-metërshit për të përcaktuar fituesin i cili është Vllaznia B që fitoi me rezultatin 4-3.

Pas gjuajtjes së tyre, “Vllaznia B” u tregua më e saktë dhe fituar 4-3 dhe duke siguruar qëndrimin në kategorinë e parë. Një meritë padyshim për këtë sukses kishte portieri Zamir Vjerdha që ka pritur tre 11-metërsha. Por e gjithë kjo mund të shkojë dëm nëse ekipi i parë nuk qëndron në Superligë sepse ndryshe, edhe ekipi B më pas, do të jetë i detyruar të zbresë një kategori më poshtë.

Lexoni dhe kete

TË ENJTEN NDESHJA PLAY- OUT, “VLLAZNIA B”- ORIKUMI

Në klubin shkodran sigurisht që të gjithë janë të fokusuar tek ekipi i parë por …