“VLLAZNIA B” NESËR SYNON PIKË NË PESHKOPI NDAJ KORABIT

Pas pushimit javën e kaluar për shkak të kalendarit, “Vllaznia B” rikthehet të luajë këtë javë ndeshjen e rradhës në kampionatin e kategorisë së parë. Të shtunën ajo do të udhëtojë drejt Peshkopisë për t’u ndeshur me Korabin vendas. Një sfidë shumë e vështirë në të cilën shkodranët gjithsesi do të synojnë për të marrë pikë. Ndaj kësaj skuadre, atyre u ka ecur këtë sezon. Kanë arritur të barazojnë fazën e parë në Peshkopi dhe po ashtu, barazim edhe në fazën e dytë në Shkodër. Kjo është e treta e vërteta dhe mbase kuqeblutë mund të jenë sërish të kënaqur me një tjetër barazim ngaqë luajnë në transfertë. Kampionati i kategorisë së parë është bërë shumë i vështirë.

Tashmë me fillimin e fazës së tretë, siç dihet është bërë përgjysmimi i pikëve të të gjitha ekipeve dhe ato janë shumë pranë njëra- tjetrës në renditje. “Vllaznia B” aktualisht ndodhet në vendin e fundit të tabelës, me pikë të barabarta me Tërbunin e Pukës por me ndryshim se ajo ka një ndeshje më pak të zhvilluar. Trajneri Kraja është i bindur se skuadra do mundet të dalë nga kjo situatë. Edhe për sfidën e nesërme problem do të jetë pamundësia për të marrë lojtarë nga ekipi i parë. Kjo ngaqë edhe tek ky ekip do të ketë mungesa dhe përveç kësaj, do të mungojë për arsye kartonash edhe mbrojtësi Ruqi. Pavarësisht të gjitha këtyre vështirësive, “Vllaznia B” duket e vendosur për t’ia dalë edhe këtë herë që të marrë pikë ndaj Korabit.

Gara sa vjen e vështirësohet dhe objektivi për t’u arritur është ai i mbajtjes së këtij ekipi në kategorinë e parë. Nuk do të jetë e lehtë por as e pamundur jo. Për ta bërë këtë gjë, pikësëpari, kuqeblutë duhet të mos dalin të humbur nesër nga fusha e Peshkopisë.

Lexoni dhe kete

ÇIKLISTËT E VLLAZNISË ME PRETENDIME NË TURNEUN “KORÇA”

Çiklistët e Vllaznisë po bëhen gati për aktivitetet më të rëndësishme siç janë kampionati kombëtar …