Thursday , 23 August 2018

“VLLAZNIA B” NIS STËRVITJEN, PRITEN LOJTARË TË TJERË

Pas ekipit të parë, prej tre ditësh ka nisur stërvitjen edhe ekipi B i klubit Vllaznia. Ndoshta pak me vonesë megjithatë, në ditët e ardhshme edhe ai do të nisë funksionimin ashtu si duhet. Siç është bërë e ditur, ai do të marrë pjesë sivjet në kategorinë e dytë të futbollit shqiptar me objektiv ngjitjen sërish në të parën. Por ndërkohë ajo që është vërejtur në këto seanca të para, ka qenë numri i vogël i futbollistëve të pranishëm. Arsyeja është shumë e thjeshtë: Një pjesë e konsiderueshme e lojtarëve që kanë qenë vjet pjesë e tij, janë duke u stërvitur aktualisht me ekipin e parë.

Trajneri Ervis Kraja për këtë arsye është duke pritur mbylljen e periudhës së seleksionimeve të ekipit të parë dhe pjesa e futbollistëve që nuk do të jenë në dispozicion të kolegut Lika, do të kalojë sërish tek ekipi B. Kampionati i kategorisë së dytë do nisë më 15 shtator dhe në pamje të parë duket se ka kohë megjithatë në klubin shkodran e kanë marrë shumë seriozisht riorganizimin sa më parë edhe të këtij ekipi dhe prandaj nga dita në ditë rradhët e tij do të vijnë duke u shtuar. Objektivi i Vllaznisë B do të jetë natyrisht rikthimi në kategorinë e parë, pikërisht në vendin që i takon.

Siç dihet, ky ekip e pësoi me rënien një kategori më poshtë për shkak të rregullores së FSHF-së dhe tashmë të gjithë pjestarëve të tij do t’i dalë për detyrë ringritjen sërish aty. Natyrisht që nuk do të jetë e lehtë por trajneri Kraja ashtu si dhe vitet e mëparshme, ka treguar se mund t’ia dalë t’i motivojë siç duhet lojtarët për të arritur pikësynimin që kanë.

Lexoni dhe kete

KAMPIONATET E MOSHAVE NISIN MË 2 SHTATOR

Në javën e parë të shtatorit do të nisin edhe kampionatet kombëtare në futboll për …