“VLLAZNIA B” DO TË NISË STËRVITJEN PARADITEN E SË PREMTES

Paraditen e së premtes do të nisë stërvitjen edhe Vllaznia B. Ekipi i dytë i klubit shkodran siç dihet do të marrë pjesë në kategorinë e parë të futbollit shqiptar në sezonin e ri. Trajner i këtij ekipi do të jetë sërish Ervis Kraja. Ky i fundit në një intervistë për televizionin Rozafa ka bërë të ditur se baza e ekipit do të jetë kontigjenti i sezonit të kaluar ndërkohë që atij do t’i shtohen edhe disa elementë të ardhur nga ekipi U-19.

I pyetur ndërkohë në lidhje me objektivat që do të ketë ky ekip, trajneri Kraja ka thënë se Vllaznia B do të pretendojë të jetë në mes ekipeve më të mira të këtij kampionati.

Kampionati i kategorisë së parë pritet të nisë një javë pas atij të Superligës, çka do të thotë rreth datës 16 shtator dhe natyrisht që Vllaznia B mendohet të prezantohet denjësisht edhe në këtë kategori.

Lexoni dhe kete

JAVA E ARDHSHME MUND TË SJELLË KONTRATAT E PARA TEK VLLAZNIA

Java e ardhshme pritet të sjellë edhe lëvizjet e para në merkato për Vllazninë. Futbollistët …

Abonohu per lajmet e fundit
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
Abonohu sot per lajmet me te fundit !
×
×
WordPress Popup Plugin