Friday , 30 October 2020

VLLAZNIA BARAZIM 0 – 0 NDAJ DINAMOS, DREJTORI DJARMATI: KAMPIONATI DUHET TË NISË

Në barazim 0-0 është mbyllur miqësorja e rradhës për Vllaznisë, ajo që ka zhvilluar pasditen e së mërkurës në Tiranë ndaj Dinamos.

Me disa mungesa në rradhët e tij, ekipi shkodran është munduar të tregojë vlerat e veta në këtë përballje, megjithatë nuk ia ka dalë dot të shënojë duke treguar edhe njëherë tjetër se mungesa e golit është një problem për të.

Sakaq, drejtori sportiv i Vllaznisë Matko Djarmati, në një prononcim të dhënë për mediat është shprehur se palët duhet të gjejnë medoemos kompromisin në mënyrë që kampionati të fillojë sepse kështu nuk vazhdohet, teksa vetëm në Shqipëri nuk luhet futboll…

Ndërkohë, kroati i kuqebluve i pyetur në lidhje me pretendimet që do të ketë Vllaznia në sezonin e ri, ka konfirmuar edhe njëherë objektivin serioz për të qenë në mes ekipeve më të mira të kampionatit…

Vllaznia ka mbyllur kësisoj edhe një tjetër ndeshje miqësore, por nga ana tjetër ende nuk e di se kur do të zhvillojë të parën ndeshje zyrtare dhe kjo ka krijuar njëfarë çorientimi tek të gjithë pjestarët e saj.

Lexoni dhe kete

DRESHAJ: DYERT E DEÇIÇ TË HAPURA PËR LOJTARËT SHKODRANË

10 ndeshje pa humbje dhe vendi i dytë në renditje për Deçiçin e bëjnë skuadrën …