VLLAZNIA BARAZON 0-0 NË GJIROKASTËR. NJË PIKË ME VLERË

Vllaznia ia ka dalë të marrë një pikë me shumë vlerë në Gjirokastër, në ndeshjen e luajtur pasditen e së dielës ndaj Luftëtarit vendas. Në fund të 90 minutave, Luftëtari dhe Vllaznia e kanë mbyllur ndeshjen në barazim 0-0, pavarësisht rasteve që kanë patur të dy ekipet. Një rezultat që duket se ka kënaqur më shumë shkodranët ngaqë luanin në transfertë ndërkohë që gjirokastritët janë dukur më të mërzitur ngaqë lanë dy pikë.

Pjesa e parë ka qenë disi më e ekuilibruar ndonëse Sukaj në dy momente por edhe vendasit kishin mundësi edhe të shënonin por nuk ia dolën. Ndërkohë fillimi i pjesës së dytë ka qenë i tmerrshëm për Vllazninë. Brenda 5 minutave të para të saj, Abazaj dy herë por edhe Bregu, kanë “falur” kuqeblutë. Pa mohuar këtu edhe meritat e portierit Sherri që në dy momente ka reaguar në mënyrë të shkëlqyer. Këto minuta të vështira dalëngadalë kaluan dhe loja ekuilibrohet ndërkohë që në minutat e fundit duhej të kishte shënuar Vllaznia.

Sukaj fillimisht dhe më pas Ribaj, kanë patur mundësi ta dërgojnë topin në rrjetën e portës gjirokastrite por nuk janë të saktë në gjuatje. Përfundimisht barazim 0-0 dhe Luftëtari merr rezultatin e nëntë pozitiv rradhazi ndërsa Vllaznia të tretin ndërkohë që ruhet sërish diferenca me 6 pikë me njëra- tjetrën në renditje. Barazimi I Gjirokastrës duhet t’I motivojë edhe më shumë kuqeblutë për të vijuar me këtë seri rezultatesh positive sepse të mos harrojmë që në mesjavë ato do të jenë sërish udhëtues, këtë herë në Laç, ku padyshim që do të tentojnë të marrin një tjetër rezultat pozitiv.

Lexoni dhe kete

ÇIKLISTËT E VLLAZNISË ME PRETENDIME NË TURNEUN “KORÇA”

Çiklistët e Vllaznisë po bëhen gati për aktivitetet më të rëndësishme siç janë kampionati kombëtar …