Breaking News

VLLAZNIA BARAZON 0-0 NË MIQËSOREN NDAJ LAÇIT

Në barazim 0-0 është mbyllur miqësorja në mes Laçit dhe Vllaznisë e luajtur në kompleksin e ekipeve kombëtare në Kamëz. Kuqeblutë kanë zhvilluar një ndeshje përgjithësisht të mirë dhe ndonëse trajneri Lika ka aktivizuar plot 23 futbollistë, ato kanë qenë më pranë fitores. Ka qenë ekipi shkodran ai që ka patur më shumë raste shënimi dhe madje sulmuesi Pusi në minutën e 51-të ka goditur traversën e portës laçiane.

Gjithsesi, në fund të dy stafet teknike më shumë se për rezultatin e ndeshjes janë dukur të kënaqur me lojën e zhvilluar. Trajneri Hasan Lika në prononcimin e tij për mediat, e ka konsideruar pozitive këtë paraqitje të ekipit të tij dhe po ashtu, ka bërë të ditur se miqësoret do të vazhdojnë deri në fundin e muajit janar.

Pas kësaj miqësoreje, ekipi i Vllaznisë i është rikthyer sërish procesit stërvitor teksa i kushtëzuar nga kushtet atmosferike, është detyruar që të zhvillojë seancat stërvitore në një fushë të mbuluar duke shprehuar në ndryshimin e situatës ditët e ardhshme.

Lexoni dhe kete

EDHE E HËNA E GJEN VLLAZNINË PA TRAJNER

Dita e hënë pritej të kishte zhvillime tek Vllaznia sa i takon çështjes së trajnerit …