Tuesday , 18 February 2020
Breaking News

VLLAZNIA “BËHET ME LEKË”. KËSHILLI BASHKIAK I MIRATON FONDET

Miratimi I buxhetit të Bashkisë Shkodër nga ana e Këshillit Bashkiak në mbledhjen e tij të ditës së hënë, padyshim që është një lajm I mirë edhe për sportin shkodran që ka pjesën e tij në këtë buxhet. Siç është bërë e ditur, institucioni I pushtetit lokal ka planifikuar që për klubin e futbollit Vllaznia të shkojnë 440 milionë lekë të vjetra. Një shumë ndoshta e pamjaftueshme për të mbuluar shpenzimet e gjithë vitit, por e rëndësishme është që të mbyllet sezoni aktual njëherë dhe pastaj do të shikohen mundësi të tjera për investime apo sponsorizime. E rëndësishme është që Vllaznia do ta mbyllë me sukses sezonin 2019-2020 duke shpresuar shumë në arritjen e objektivit, daljen në Kupat e Europës.

Nëse do të arrihej kjo gjë, në arkën e klubit do të kishte më shumë të ardhura dhe kjo do të ndihmonte në ecurinë e mëtejshme të tij. Megjithatë gjëja e parë që drejtuesit e klubit duhet të mendojnë, është sigurimi sa më parë I mbijetesës dhe pas saj, do shikohet çdo opsion tjetër I mundshëm për të shkuar më përpara. Miratimi I buxhetit ditën e djeshme do t’u japë mundësinë drejtuesve të klubit njëkohësisht që të nisin menjëherë merkaton dhe po ashtu të mendojnë edhe për fazën përgatitore dhe shumë gjëra të tjera që kanë të bëjnë me mbarëvajtjen e ecurisë së tij.

Nga ana tjetër, Këshilli Bashkiak nuk ka miratuar vetëm buxhetin e futbollit por edhe të klubit shumësportësh Vllaznia. Për secilin prej sporteve janë bërë detajimet e fondeve që do të shkojnë për ta dhe shumat sigurisht që do të zbardhen në ditët në vijim. E rëndësishme është që Bashkia Shkodër do të vazhdojë t’I financojë të gjithë sportet, me objektivin e qartë që sukseset e ekipeve të tyre të vijojnë edhe gjatë vitit 2020.

Lexoni dhe kete

BASKETBOLL FEMRA/ VLLAZNIA FITON LEHTË ME APOLONINË

Vllaznia në basketboll për femra ka marrë një fitore përgjithësisht të lehtë ndaj Apolonisë në …