VLLAZNIA BËN GODITJEN E PARË.FIRMOS ME EDON HASANIN

Pas shumë përpjekjesh, Vllaznia bën realitet blerjen e futbollistit të parë në këtë merkato vere. Dhe në fakt kemi të bëjmë me një goditje shumë të rëndësishme. Kuqeblutë kanë bërë realitet firmosjen me një nga mesfushorët më të mirë të kampionatit shqiptar, shkodranin Edon Hasani. Bisedimet me të kishin kohë që kishin nisur por vetëm mesditën e sotme janë konkretizuar.

Sipas njoftimit të dhënë nga vetë klubi shkodran në faqen e tij të internetit, kontrata e firmosur në mes këtij futbollisti dhe administratorit të klubit Astrit Gjyrezi është deri në fundin e sezonit 2018-2019 me një opsion rishikimi në fund të këtij sezoni. Natyrisht që ardhja e Hasanit është një lajm I mirë për të gjithë tifozët e Vllaznisë të cilët kanë qenë tepër të mërzitur me situatën e krijuar në skuadrën e tyre kohët e fundit ku flitej vetëm për largime dhe asnjë afrim.

Firmosja e kontratës me Hasanin pritet të mos jetë e vetmja. Brenda pak ditësh mendohet që të ketë të tjera zyrtarizime me futbollistë të kampionatit shqiptar dhe jo vetëm. Përveç tyre, drejtuesit kuqeblu kanë “blinduar” me kontrata të reja po ditën e sotme edhe tre pjestarë të tjerë të skuadrës aktuale, pikërisht Gocajn, Pjeshkën e Gurishtën. Në këtë mënyrë, Vllaznia e sezonit të ri nis të marrë jetë megjithatë duhet të presim deri në fund për të parë se cila do të jetë fytyra e vërtetë e saj në prag të nisjes së ndeshjeve zyrtare.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA “PRISH GJITHÇKA ME DORËN E VET”, 0-0 NDAJ KAMZËS

Në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit, atë ndaj Kamzës, ekipi i Vllaznisë ka zhgënjyer …