Sunday , 17 February 2019

VLLAZNIA BESON TEK KUALIFIKIMI NDAJ KAMZËS

E mërkura do të sjellë në skenë sërish çiftet e turit të dytë të Kupës së Shqipërisë, në mes të cilëve edhe atë Kamza- Vllaznia. Kjo e fundit do të udhëtojë drejt Kamzës për t’u ndeshur me ekipin e drejtuar nga Ernest Gjoka, me avantazhin e fitores në ndeshjen e parë. Ndonëse rezultati 2-1 nuk është shumë i favorshëm në ballafaqimet e Kupës sërish ka besim se mund t’ia dalin për të arritur kualifikimin. Trajneri Lika në një prononcim për mediat ka bërë të ditur se çdo gjë është e hapur sa i takon skuadrës që do të shkojë në turin e tretë dhe Vllaznia nuk është aspak inferiore në këtë drejtim.

Në të njëjtën linjë me të është edhe mesfushori i kësaj skuadre dhe njëkohësisht kapiteni i saj Gilman Lika. Sipas tij, Vllaznia duhet ta kalojë edhe këtë tur sepse i ka mundësitë.

Sa i takon ndeshjes që do të nisë në orën 13.30 në stadiumin e qytetit të Kamzës, formacioni i Vllaznisë pritet të jetë i plotë dhe nuk mendohet të ketë ndryshime në të. Objektivi shtë i qartë, për të shkuar në turin e tretë të Kupës së Shqipërisë.

Lexoni dhe kete

SHENKOLLI NUK FAL, ERZENI I LARGOHET KREUT

Ekipi i Erzenit duket se ka dalë nga lufta për vendin e parë.Shijakasit kanë pësuar …