VLLAZNIA “BIND” NDAJ KASTRIOTIT. E MUND 4-0 NË MIQËSORE

Pas barazimit 1-1 në miqësoren e para pak ditëve ndaj Laçit, Vllaznia më në fund gjen fitoren e parë në ndeshjet testuese të pragsezonit. Ajo ka fituar me rezultatin e thellë 4-0 ndaj inferiorëve të Kastriotit të Krujës, në ndeshjen e luajtur pasditen e së mërkurës në kompleksin sportiv “Zmijani” . Një takim i dominuar në të gjitha drejtimet nga kuqeblutë në rradhët e të cilëve kanë debutuar edhe disa futbollistë të huaj të cilët janë në provë tek kjo skuadër. Madje dy prej tyre, kanë qenë edhe autorë golash në këtë miqësore.

Bëhet fjalë për sulmuesin ganez Çarls Atsina që ka shënuar golin e parë në këtë përballje ndërsa i dyti ka patur për autor mbrojtësin boshnjak Amer Dopuvac. Me rezultatin 2-0 është mbyllur pjesa e parë e takimit. Në të dytën trajneri Cungu i ka dhënë hapësirë edhe lojtarëve të tjerë që ka patur në dispozicion dhe do të ishte pikërisht Uendi Vecaj ai që do të shënonte një gol shumë të bukur duke e çuar në tre numrin e tyre. Për të përcaktuar rezultatin përfundimtar të kësaj miqësore do të mendonte mesfushori tjetër Arsid Kruja i cili ka shënuar golin e katërt dhe të fundit.

Më shumë sesa rezultati, ajo që ka patur më shumë rëndësi ka qenë loja e bukur e Vllaznisë e cila ka kënaqur edhe ato tifozë që kanë qenë të pranishëm për ta ndjekur këtë ndeshje. Drejtuesit e Vllaznisë kanë ndër mend që të zhvillojnë edhe një tjetër ndeshje miqësore ditën e shtunë ndonëse ende nuk është përcaktuar kundërshtari. Sakaq, ende nuk është përcaktuar nëse skuadra do të udhëtojë drejt Malit të Zi apo jo për të zhvilluar pjesën më intensive të përgatitjeve dhe në këto kushte, kuqeblutë për momentin e kanë mendjen vetëm tek stërvitjet në Shkodër dhe tek miqësorja e rradhës që do të zhvillojnë këtë fundjavë.

Lexoni dhe kete

SHORTI I KATEGORISË SË PARË, “VLLAZNIA B” E NIS ME EGNATIAN

Federata Shqiptare e Futbollit mesditën e së mërkurës ka hedhur në një nga ambjentet e …

Abonohu per lajmet e fundit
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
Abonohu sot per lajmet me te fundit !
×
×
WordPress Popup Plugin