VLLAZNIA, BRENDA JAVËS EMËROHEN DREJTUESIT E RINJ

Tek Vllaznia brenda pak ditësh pritet të ketë zhvillime të reja sa i takon emërimit të drejtuesve të rinj. Prej kohësh kanë qarkulluar shumë emra për postin e administratorit apo dhe atë të trajnerit të ri megjithatë tashmë emrat thuajse janë të zyrtarizuar. Për postin e administratorit, propozimi i është bërë ish- futbollistit të Vllaznisë Suad Lici. Ky i fundit ka deklaruar se po e mendon një gjë të tillë dhe do të vendosë brenda pak ditësh megjithatë gjasat janë që ai të thotë “po” sepse ka dëshirë të ndihmojë kuqeblutë në këto momente të vështira që po kalojnë.

Nga ana tjetër edhe kandidatura për postin e trajnerit të ardhshëm të kuqebluve thuajse tashmë është formalizuar. Ai mendohet të jetë Ervis Kraja, njeriu që i drejtoi ata në dy ndeshjet e fundit të kampionatit të kaluar dhe përderisa është sërish nën kontratë me klubin Vllaznia, pritet që ai të vazhdojë punën në krye të ekipit edhe për sezonin e ri. Të dy këto emërime ka gjasa të bëhen brenda kësaj jave në mënyrë që skuadra më pas prej javësh së ardhshme të zbresë në fushën e stërvitjes. Padiskutim që janë edhe shumë gjëra të tjera për të zgjidhur por gjëja kryesore për momentin ka qenë emërimi i drejtuesve të rinj.

Në Shkodër duan medoemos rikthimin e skuadrës në Superligë në fundin e sezonit të ardhshëm por për ta arritur këtë gjë, puna duhet bërë sa më serioze. Ende nuk ka një ide konkrete se si do të ndërtohet skuadra dhe cilët do të jenë futbollistët që do të jenë pjesë e saj por shumë shpejt do zbardhen edhe emrat e tyre. E rëndësishme është që të ndërtohet një projekt serioz dhe jo vetëm për rikthimin në mes ekipeve më të mira por edhe për vazhdimësinë.

Lexoni dhe kete

SINDRIT GURI SHËNON 4 GOLA NË MIQËSOREN E DYTË

Sulmuesi shkodran Sindrit Guri shfaqet sërish protagonist me skuadrën e tij të re duke shënuar …