Monday , 17 February 2020

VLLAZNIA – BURRELI, SFIDA E KUPËS LUHET NË “LORO BORIÇI”

Fitorja e së shtunës ndaj Skënderbeut për kampionat tashmë është lënë pas në kampin shkodran dhe prej ditës së hënë kanë nisur përgatitjet për takimin e rradhës, atë që do të luajnë në stadiumin “Loro Boriçi” pasditen e së mërkurës në orën 14.00 ndaj Burrelit. Kjo është një ndeshje e vlefshme për turin e parë të Kupës së Shqipërisë. Siç dihet, në ndeshjen e parë të luajtur para dy javësh në Burrel, Vllaznia ka fituar me rezultatin 1-0 me golin e shënuar nga braziliani Uenderson. Me këtë rezultat sigurisht që shkodranët janë shumë pranë kualifikimit për në turin e dytë të këtij kompeticioni. Kjo do t’i japë mundësinë stafit teknik që t’u jape me shume hapesire lojtareve të cilët nuk kane marre aq shume minuta deri me tani.

Nuk përjashtohet mundësia që në këtë takim të debutojë me fanellën e Vllaznisë edhe mbrojtësi ugandez Ualusimbi i cili ka mbërritur vetëm pak ditë më parë në Shkodër dhe tekniku Mirsad Jonuz pritet ta shohë në fushë për herë të parë këtë lojtar. Nga ana tjetë, në 11-shen që pritet të luajë ndaj Burrelit janë edhe të tjerë duke nisur nga portieri Laço, Ristevski, Bardulla, Pusi e me rradhë. Objektivi i ekipit shkodran edhe për këtë ndeshje padyshim që do të jetë fitorja dhe korigjimi i disa gjërave tek ekipi në manovrën sulmuese. Pjesa tjetër e ekipit që nuk do të luajë ndaj matjanëve pritet të jetë në stërvitje dhe të vazhdojë përgatitjet për sfidën e së dielës për kampionat, atë me Kukësin.

Ende nuk është përcaktuar vendi se ku do të luhet ky takim por me shumë të ngjarë, kukësianët edhe këtë herë do të zgjedhin “Elbasan Arenën” për zhvillimin e tij. Në këtë përballje kuqeblutë pritet të luftojnë për të mos dalë pa pikë sepse momenti që ata po kalojnë duket shumë i mirë.

Lexoni dhe kete

VOLEJBOLL FEMRA/ VLLAZNIA FITON 3 – 1 NDAJ SKËNDERBEUT

Vllaznia në volejboll për femra ka bërë detyrën duke fituar ndeshjen e rradhës për kampionat …