Breaking News

VLLAZNIA, DETYRIM FITOREN TË DIELËN NDAJ SHËNKOLLIT

Pasditen e së dielës në fushën sportive “Reshit Rusi” Vllaznia do të luajë ndeshjen e rradhës për kampionat, atë ndaj Shënkollit. Një takim i cili në pamje të parë konsiderohet i lehtë por nuk është krejt kështu. Shënkolli është një nga katër ekipet që i ka marrë pikë shkodranëve këtë kampionat kur në fazën e parë barazoi 0-0 me Vllazninë. Aktualisht në mes dy ekipeve ka diferenca të mëdha në renditje, në përbërje dhe çdo gjë tjetër, por kjo diferencë duhet treguar edhe në fushën e lojës.Trajneri Lika ndërkohë nuk do të ketë të gatshëm për këtë takim kapitenin Lika të dëmtuar në ndeshjen e Kupës me Kamzën dhe po ashtu do të shihet edhe gjendja e mbrojtësit rumun Ignat dhe ende nuk dihet nëse do të grumbullohet për këtë takim apo jo. Por këto nuk janë justifikime sepse pavarësisht kush do të luajë në fushë, ata e kanë të qartë se nuk u lejohet ndonjë gabim tjetër. Kampionati tashmë po shkon drejt fundit të fazës së dytë të tij, moment kur do të bëhet edhe përgjysmimi i pikëve dhe për këtë arsye, Vllaznia duhet të jetë në pozita sa më komode në mënyrë që në fazën e tretë të ruajë distancën me ndjekësit e saj. Vetëm në këtë mënyrë ajo mundet të shkojë e sigurtë drejt Superligës sepse në rast të kundërt gjërat do të vështirësohen. Në tre përballjet e fundit të kësaj faze, ekipi shkodran e ka detyrim marrjen e 9 pikëve, çka do të thotë se i duhet të fitojë ndaj Shënkollit të dielën, më pas ndaj Vorës në transfertë dhe në ndeshjen e fundit ndaj Ilirisë në Shkodër.

Lexoni dhe kete

VOLEJBOLL/ TË REJAT E VLLAZNISË DREJT KALIMIT NË FINALE

Volejbollistet e reja të Vllaznisë kanë hedhur hapin e parë të rëndësishëm drejt kalimit në …