Wednesday , 18 September 2019

VLLAZNIA: DO NDËRTOJMË NJË EKIP TË DENJË PËR SUPERLIGËN

Ka pak ditë që është mbyllur sezoni për kategorinë e parë dhe në Shkodër ka patur shumë pakënaqësi për humbjen e finales ndaj Bylisit. Po ashtu, kanë filluar edhe komentet e para në lidhje me mënyrën si duhet ndërtuar skuadra për sezonin e ardhshëm dhe mendimi I shumë prej tifozëve është se 70- 80 për qind e saj duhet ndryshuar. Të këtij mendimi duket se janë edhe vetë drejtuesit e klubit Vllaznia të cilët e kanë konfirmuar këtë gjë përmes një komunikate për shtyp.

“Ne e ndërtuam këtë ekip për t’u promovuar në Superligen e Shqipërisë dhe e dinim që nga fillimi se nuk ka asnjë shans që kjo të jetë nje skuader e suksesshme në Superligë. Megjithatë, ne falënderojmë lojtarët që kanë bërë punën e tyre për të derguar Vllazninë më herët, në vendin që i perket, pra Superligë. Ashtu siç u kemi thënë muaj më parë shumë herë Lojtarëve, behet fjale vetëm për Vllazninë dhe nuk ka asgjë personale. Kjo do të thotë që kemi nevojë për një Vllazni më të fortë dhe shumë lojtarë do të largohen nga klubi. Kjo është gjithashtu arsyeja pse kemi bërë në fillim të sezonit kontrata vetëm 1 vjeçare për shumicën e Lojtarëve. Vetëm lojtarët si Krymi ose Gurishta kanë kontratë edhe për në Superlige, sepse kemi menduar që në fillim për to”- thuhet në këtë komunikatë.

Po ashtu më poshtë, konfirmohet fakti se kanë filluar që tani përpjekjet për të ndërtuar ekipin që duhet për sezonin e ri dhe avantazhi është se tashmë koha flet në favorin e drejtuesve të Vllaznisë. “Këtë sezon ne do të jemi të përgatitur qe të mos kemi një ëndërr të keqe si ajo e herës së fundit në Superligë”- thuhet në fund të komunikatës për shtyp të klubit Vllaznia.

Lexoni dhe kete

BASKETBOLL/ VLLAZNIA FIRMOS ME RAKAJN E MEMÇAJN

Vllaznia e basketbollit të meshkujve nuk është përqendendruar vetëm tek blerja e lojtarëve të huaj …