VLLAZNIA DO TË NISË STËRVITJET MË 4 JANAR

Tek Vllaznia puna për gjysmën e dytë të sezonit do të nisë paraditen e së premtes. Ekipi do të zbresë në fushën sportive “Reshit Rusi” për të zhvilluar seancën e parë për vitin 2019. Por ndërkohë nga kampi kuqeblu deri në këto momente nuk ka asnjë lajm për ndonjë përforcim të mundshëm ndonëse është përfolur shumë për ardhjen e 2-3 lojtarëve të rinj. Kjo mund të ndodhë në ditët e ardhshme megjithatë ende nuk ka asnjë lëvizje në këtë drejtim. Për disa ditë ekipi do të stërvitet në Shkodër dhe më pas do të mësohet nëse do të spostohet jashtë vendit apo jo.

Trajneri Lika është shprehur i kënaqur me ecurinë që ka patur ekipi në gjysmën e parë të sezonit por kërkon që ky ritëm të ruhet edhe më tej sepse tashmë kampionati sa vjen e vështirësohet. Pikërisht për këtë, ai ka kërkuar përforcime. Sfida e parë për këtë vit do të jetë jo për kampionat por për Kupën e Shqipërisë. Më 23 janar, Vllaznia do të presë në “Loro Boriçi” ekipin e Kamzës në ndeshjen e parë të turit të dytë të këtij kompeticioni dhe gjasat janë që ajo të kërkojë kualifikimin. Sakaq, kampionati i kategorisë së parë do të rinisë më 2 shkurt kur kuqeblutë i pret ndoshta sfida më e rëndësishme e sezonit, ajo ndaj Erzenit që do të luhet në Shijak.

Ky është kundërshtari kryesor i tyre dhe në rast fitoreje ndaj tij, do të thotë se kampionati mund të konsiderohet i mbyllur. Për këtë arsye, ekipi duhet t’i zhvillojë si duhet përgatitjet sepse ndeshjet e para të këtij viti mund të vendosin fatet e sezonit për ekipin shkodran.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA GATI PËR LAÇIN. STAFI PROJEKTON FORMACIONIN

Tek Vllaznia janë duke i dhënë dorën e fundit përgatitjeve për ndeshjen e së shtunës …