Saturday , 7 December 2019

VLLAZNIA DREJT BULLGARISË, LUAN ME AKADEMIC BULTEX

Basketbollistet e Vllaznise jane nisur sot drejt Plovdivit te Bullgarise per te luajtur ndeshjen e rradhes te Liges Ballkanike, ate ndaj ekipit vendas Akademic Bultex 99, ndeshje kjo qe do te luhet neser ne oren 18.30. Ky takim shenon edhe debutimin e trajnerit Vladimir Ivankoviç ne pankinen kuqeblu. Padyshim qe eshte nje ndeshje shume e veshtire sepse bullgaret kane ekipin qe pretendon fitoren e ketij kompeticioni kete sezon. Nga ana tjeter, Vllaznia ne nisjen drejt Bullgarise eshte pare qe nuk e ka te plote kontigjentin e lojtareve. Stafi teknik nuk ka me vete amerikanin Devonte qe vazhdon te kete probleme demtimi e po ashtu edhe boshnjakun Amar Barukçija.

Me keto dy lojtare jo te gatshem, pergjegjesia i bie pjeses tjeter te ekipit te beje me te miren ne kete takim. Gjithsesi pozitiv eshte fakti qe dy amerikanet e tjere, Hudson dhe Perine, i kane kaluar problemet shendetesore qe kane patur dhe pritet te luajne me ekipin ndaj Akademic. Siç dihet, ky eshte takimi i katert per kete edicion ne Ligen Ballkanike per ekipin e Vllaznise teksa me pare ka pesuar dy humbje ndaj malazezeve te Ibar dhe kosovareve te Pejes, nderkohe qe ka fituar ndaj ekipit tjeter kosovar, atij te Rahovecit.

Padyshim që kuqeblutë kanë hyrë pa pretendime të mëdha në këtë kompeticion ku sivjet ka vetëm 5 ekipe pjesmarrëse, por kjo nuk do të thotë se ata nuk do të tentojnë fitore në çdo ndeshje. Këtë gjë do të bëjnë edhe në Bullgari pavarësisht se kundërshtari duket shumë I fortë. Vllaznia edhe me ndryshimin e trajnerit, pritet të shfaqet ndryshe në fushën e lojës.

Lexoni dhe kete

LIGA BALLKANIKE/ VLLAZNIA HUMBET NDAJ AKADEMIC

Bullgaret e Akademic kane rezultuar shume te forte per Vllaznine e basketbollit te meshkujve ne …