VLLAZNIA DREJT GJIROKASTRËS ME OBJEKTIV FITOREN

Vllaznia ka udhëtuar mesditën e së shtunës drejt Gjirokastrës, në qytetin ku do të luajë pasditen e së dielës ndaj Luftëtarit vendas ndeshjen e rradhës për kampionat. Natyrisht që situata në kampin shkodran nuk është ajo më e mira e mundshme pas incidentit të ndodhur ndaj trajnerit Gjoka, megjithatë vetë ky i fundit është munduar t’u shpjegojë futbollistëve të tij se ai duhet harruar tashmë dhe vëmendja duhet përqendruar tek sfida e kampionatit. Një sfidë shumë e vështirë sepse Luftëtari vjen pas një ecuri prej tetë ndeshjesh me rezultate pozitive, çka tregon se skuadra gjirokastrite po kalon një nga momentet më të mira të saj në këtë kampionat.

Nga ana tjetër edhe Vllaznia vjen pas dy fitoreve të arritura së fundmi të cilat e kanë ngrohur disi atmosferën megjithatë ato dy fitore nuk mjaftojnë sepse skuadrës i duhen sërish pikë. Për këtë arsye, patjetër që ndaj Luftëtarit pikësynimi është për të mos dalë pa pikë. Stafi teknik i ekipit shkodran nuk do të ketë të gatshëm për këtë ndeshje tre futbollistë e pikërisht mbrojtësit Pjeshka e Marku si dhe mesfushorin Bardulla. Të tre ata janë të dëmtuar dhe e kanë të pamundur të luajnë për këtë takim.

Kjo gjë ka bërë që alternativat për formacionin e parë të zvogëlohen për trajnerin Gjoka megjithatë ky nuk është justifikim. Vllaznia është e detyruar të luftojë për të marrë pikë në Gjirokastër. Vetë trajneri por edhe lojtarët e kanë shprehur këtë gjë në prononcimet e tyre dhe tashmë mbetet të shohim si do të reagojnë në fushën e lojës. Në fund të fundit, lojtarët kuqeblu kanë një motiv më shumë për të treguar vlerat e tyre në këtë ndeshje. Atë të marrjes së një fitoreje e cila duhet t’i dedikohet trajnerit të tyre.

Lexoni dhe kete

ZHVILLOHET EDICIONI I XVII-të i TURNEUT “NËNË TEREZA” NË XHUDO

Për të 17-tin vit me rradhë në Shkodër është zhvilluar turne ndërkombëtar i moshave në …