Breaking News

VLLAZNIA, DREJTORI FIRAT PREZANTOHET TË MËRKURËN

Pavarësisht zhurmës së krijuar rreth drejtorit sportiv të Vllaznisë, turkut Engin Firat, në klubin shkodran nuk e kanë shumë mendjen aty. Administratori Lici, bashkë me drejtorin në fjalë dhe trajnerin Lika janë çdo ditë sëbashku për të diskutuar mbi detajet e mbarëvajtjes së përgatitjeve dhe njëkohësisht edhe plotësimin e skuadrës me lojtarë cilësorë. Megjithatë, edhe prezantimi i drejtorit të ri nuk do mbetet pa u kryer. Siç ka bërë të ditur vetë klubi shkodran, për shkak të angazhimeve të shumta në ristrukturimin e Akademisë dhe të anës sportive të klubit, drejtori i ri Engin Firat do të prezantohet para mediave paraditen e së mërkurës në orën 11.00.

Në këtë mënyrë, edhe historia e ardhjes së tij duket se mbyllet këtu. E rëndësishme është që tek Vllaznia puna vazhdon. Trajneri Lika e ka bërë të qartë se pret lojtarë të tjerë në skuadër dhe duke filluar nga dita e nesërme pritet që në stërvitje të ketë disa futbollistë të huaj që do të vijnë për t’u provuar. Ende nuk dihet fati i tyre megjithatë tek kuqeblutë puna ka nisur. Stafi teknik e ka konsideruar domosdoshmëri përforcimin sidomos në qendër të mbrojtjes por edhe në sulm megjithatë do të shihet mundësia për ta forcuar skuadrën edhe në ndonjë pozicion tjetër.

Seleksionimi i futbollistëve aktualë ndërkohë vazhdon dhe për këtë arsye, me siguri që deri në fund të javës, Vllaznia do të nisë të marrë formë. Tashmë që është hedhur edhe shorti i kampionatit, stafi teknik do të mundohet të ndërtojë skuadrën me të cilën do të përballet në fushë ndaj Korabit.

Lexoni dhe kete

“VLLAZNIA B” NË KATEGORINË E DYTË, OBJEKTIV NGJITJEN

Më 16 shtator do të nisë edhe kampionati i kategorisë së dytë në futbollin shqiptar …