Saturday , 26 September 2020

VLLAZNIA, DY NDESHJE E ARDHSHME I LUAN NË SHKODËR

Nisja që Vllaznia i ka bërë kampionatit ka qenë e shkëlqyer duke rregjistruar katër fitore në katër javët e para. Me 12 pikë të plota, ajo kryeson renditjen duke qenë e shkëputur nga Dinamo e vendit të dytë me tre pikë dhe ndërkohë me gjashtë pikë nga ekipet e tjera. Një shkëputje e tillë u jep qetësinë kuqebluve dhe objektivi është për të vazhduar në këtë mënyrë edhe në ndeshjet e ardhshme. Në fakt, nuk ka pse të mos ndodhë kështu. Edhe ndaj Besëlidhjes, një skuadër që konsiderohet rivale, Vllaznia ndonëse pa katër titullarë ia doli. Munguan në këtë takim për arsye dëmtimi Lika, Gocaj e Bardulla ndërkohë që edhe mbrojtësi Malota ende nuk është në formën e duhur. Në këto rrethana, me aktivizimin edhe të këtyre futbollistëve sigurisht që skuadra do të jetë edhe më e fortë.

Nga ana tjetër, edhe kalendari flet në favor të Vllaznisë për ndeshjet e ardhshme. Në javën e pestë, do të luajë në “Reshit Rusi” me Veleçikun dhe po ashtu edhe në javën e gjashtë, do të presë po në Shkodër ekipin e Erzenit. Me marrjen edhe të këtyre dy fitoreve të tjera, ekipi i drejtuar nga trajneri Hasan Lika do të shkëputej edhe më tepër nga ndjekësit e tij dhe në këtë mënyrë, ai do të ecte i sigurtë drejt arritjes së objektivit, ngjitjes në Superligë. Megjithatë drejtuesit e klubit në çdo dalje të tyre publike, e kanë bërë të qartë se nuk janë duke menduar për kaq larg. Pikësynimi i tyre është vetëm ndeshja e rradhës në mënyrë që të mos ndërpritet seria e fitoreve.

Ngjitja në kategorinë më të lartë të futbollit shqiptar konsiderohet detyrë për kuqeblutë dhe ata e kanë të qartë këtë gjë. Prandaj dhe duken të përkushtuar maksimalisht për të bërë siç duhet detyrat në çdo ndeshje që luajnë.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA LUAN NESER MIQESOREN E RADHES

Vllaznia ka zyrtarizuar miqesoren e radhes. Keshtu, kuqeblute do luajne neser ndaj Bylisit. Takimi do …