Monday , 16 September 2019

VLLAZNIA E BASKETBOLLIT PREZANTON TRAJNERIN GOSPODINOV

Ende nuk ka firmosur dhe prandaj nuk mund të quhet zyrtarisht trajneri i Vllaznisë, por bullgari Nikolai Gospodinov ka nisur punë me ekipin e basketbollit të meshkujve. Madje, në prezantimin e tij para mediave, presidenti i shoqatës së basketbollit të Vllaznisë Alban Xhaferi ka vlerësuar eksperiencën e këtij trajneri por ka bërë të ditur njëkohësisht edhe projektet që do kenë me të për ngritjen e Akademisë së basketbollit shkodran.

Ndërkohë trajneri që pritet të drejtojë kuqeblutë në sezonin e ri, Nikolai Gospodinov, në prononcimin e tij të parë në Shkodër, është shprehur.

“Impresionet e para në Shkodër janë pozitive. Shumë prej lojtarëve nuk janë në gjëndje të mirë fizike edhe pse ka përfunduar kampionati prej 2 – 3 javësh. Jemi në një proces selektimi të lojtarëve. Na duhen 2 – 3 lojtarë të huaj në merkato për sezonin e ri, që të bëjnë diferencën në ekip. Gjithashtu, do të përfshijmë në ekip edhe një lojtar nga U-18, që të rrisim cilësinë e skuadres hap pas hapi. Në të kaluaren, Vllaznia ka qenë ndër skuadrat më të mira në Shqipëri dhe shpresoj që të kapim të njëjtin nivel, edhe pse nuk ka për të qenë e lehtë duke marrë parasysh se ka skuadra si Teuta dhe Goga Basket. Mendoj se me idetë e mija, presidentin Xhaferi dhe sekretarin Dibra të arrijmë dicka pozitive tek Vllaznia. Skuadra jonë e të rriturve duhet të jetë konkurruese. Shpresoj që pallati i sportit të jetë i mbushur me tifozë dhe të mbështesin skuadren. Tifozët shkodranë janë ndër më të mirët në Shqipëri dhe lojtari i 6-të për skuadren. Ne nuk jemi magjistarë që të bëjmë direkt për disa muaj ekipin pretendentë. Por, unë premtoj se do të mundohemi të bëjmë më të mirën, një ekip profesionist në lojtarë dhe cdo gjë. Nëse jemi të gjithë bashkë, më besoni se brenda 1 apo 2 vitesh, Vllaznia do të jetë në rrugë të drejtë.”

Vllaznia e sezonit të ri kësisoj ka nisur nga puna. Projekti duket shumë serioz dhe tashmë duhet parë se çfarë do ndodhë në të vërtetë. Tifozët shkodranë presin atë skuadër me të cilën u mësuan pak vite më parë, një skuadër që dominonte në basketbollin shqiptar.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA HUMBET NË FUND MIQËSOREN E DYTË NË KOSOVË

Vllaznia në basketboll për meshkuj nuk ia ka dalë që të fitojë miqësoren e dytë …