Friday , 30 October 2020

VLLAZNIA E BASKETBOLLIT TË FEMRAVE SËRISH ME PRETENDIME

Prej tre ditësh ekipi i basketbollit të femrave të Vllaznisë ashtu si dhe ekipet e tjera të lojërave me dorë, kanë nisur përgatitjet në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” dhe skuadra ka nisur të bëhet gati për startin e kampionatit.

Ky i fundit është planifikuar të nisë më 15 nëntor, megjithatë deri më tani nuk ka ende asnjë vendim zyrtar dhe kjo ka sjellë njëfarë çorientimi tek të gjithë.

Këtë e pranon edhe trajneri i këtij ekipi Bledar Gjeçaj i cili në një prononcim të dhënë për mediat shprehet…

Përbërja e skuadrës është kryesisht me vajza të reja, megjithatë trajneri Gjeçaj shprehet se synimi do të jetë sërish renditja në mes katër ekipeve më të mira të kampionatit.

E rëndësishme është që tashmë ekipi ka filluar stërvitjen në pallatin e sportit dhe janë në pritje të vendimit përfundimtar për nisjen e kampionatit, por një leje e tillë duket se edhe për njëfarë periudhe nuk do të vijë.

Lexoni dhe kete

DRESHAJ: DYERT E DEÇIÇ TË HAPURA PËR LOJTARËT SHKODRANË

10 ndeshje pa humbje dhe vendi i dytë në renditje për Deçiçin e bëjnë skuadrën …