Friday , 21 February 2020

VLLAZNIA E BYLIS E MBYLLIN NË BARAZIM MIQËSOREN

Seria e ndeshjeve miqësore për ekipin e Vllaznisë është mbyllur me takimin e luajtur ndaj Bylisit pasditen e së enjtes në stadiumin e Cërrikut. Në fund të kësaj miqëoreje është vulosur rezultati I barabartë 0-0, ndonëse rastet nuk kanë munguar për të dy ekipet. Tek kuqeblutë ka patur sërish ndryshime në formacion, por sakaq, në pjesën e dytë ka debutuar me Vllazninë edhe sulmuesi moldav Sidorenko.

Në fund të ndeshjes, trajneri Mirsad Jonuz në një prononcim për mediat ka deklaruar se skuadra do të paraqitet edhe më mirë në ndeshjet zyrtare kur do të ketë formën maksimale dhe po ashtu është shprehur se merkatoja e Vllaznisë ende nuk mund të konsiderohet e mbyllur.

Përkthimi: “Gjatë këtyre ditëve kemi luajtur tre ndeshje miqësore, ndaj Pogradecit, Strugës dhe Bylis dhe në këto ndeshje kemi patur mundësinë të fusim në ekip edhe Adilin e Hristov që e kanë bërë në mënyrën e duhur. Ndërkohë prej dy ditësh ka ardhur edhe Sidorenko por nuk është në gjendjen e tij më të mirë fizike dhe gradualisht do të kapë ritmin. Do bëhemi gati tani për Flamurtarin dhe unë ua kam thënë lojtarëve se nuk është një ndeshje e lehtë pasi kundërshtari nuk ka se çfarë të humbasë. Ndërkohë sa i takon merkatos, mund të them se jemi në bisedime edhe me një ose dy lojtarë që mund të vijnë tek Vllaznia dhe nëse kjo ndodh, padyshim që do të ishte diçka e mirë për ekipin dhe objektivat që ai ka”.

Vllaznia mbrëmjen e së enjtes është kthyer në Shkodër dhe ditën e sotme e ka patur pushim ndërkohë që nga pasditja e së shtunës do t’I rikthehet stërvitjes, për t’u përgatitur për ndeshjen e së martës ndaj Flamurtarit.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA NDAJ LUFTËTARIT ME EFREMOV NË PORTË

Ndeshja e radhës për kampionat do ta vërë Vllazninë përballë Luftëtarit të Gjirokastrës. Sfida do …