Saturday , 7 December 2019

VLLAZNIA “E DETYRUAR” TË FITOJË TË SHTUNËN NË GJIROKASTËR

Vllaznia është duke I dhënë gradualisht fund përgatitjeve për ndeshjen e rradhës, atë që do të luajë të shtunën në orën 13.30 në Gjirokastër ndaj Luftëtarit. Pavarësisht se kushtet atmosferike tashmë nuk janë shumë të përshtatshme, stafi teknik po mundohet të zbatojë programin stërvitor dhe nga ana tjetër sytë janë kthyer edhe nga infermieria. Kjo ngaqë tre prej lojtarëve të këtij ekipi, pikërisht mbrojtësi Gligorov dhe mesfushorët Krymi e Emerson kanë ndjerë shqetësime ditët e fundit dhe stafi mjekësor po I trajton me kujdes në mënyrë që t’I bëjë gati për sfidën e fundjavë.

E ndërsa në formacion mund të ketë edhe mungesa teksa e sigurtë të paktën është ajo e brazilianit Hygor, por mund të ketë edhe ndonjë tjetër, në pankinë ndërkohë nuk do të ketë mungesë. Trajneri Mirsad Jonuz e ka përfunduar pezullimin dyjavor që I pat dhënë Komisioni I Disiplinës dhe këtë herë do të jetë në timonin e kuqebluve nga vendqëndrimi I tij I zakonshëm.

Megjithatë të gjitha këto gjëra çojnë në një përfundim: Pavarësisht se kush do të luajë në fushë dhe kush do të jetë në pankinë, Vllaznia duhet ta fitojë me çdo kusht këtë ndeshje dhe për ta lënë njëherë e mirë poshtë vetes në renditje ekipin e Luftëtarit. Por kjo padyshim që nuk do të jetë e lehtë sepse siç dihet, gjirokastritët në fazën e parë I patën marrë barazimin kuqebluve brenda në “Loro Boriçi”.

Lexoni dhe kete

LIGA BALLKANIKE/ VLLAZNIA HUMBET NDAJ AKADEMIC

Bullgaret e Akademic kane rezultuar shume te forte per Vllaznine e basketbollit te meshkujve ne …