VLLAZNIA E FEMRAVE FIRMOS ME 3 FUTBOLLISTE KOSOVARE

Ende pa marrë frymë mirë nga mbyllja e sezonit dhe shijimi i trofeve të fituar, tek Vllaznia e femrave ka nisur menjëherë puna për përforcimin e skuadrës për Ligën e Kampioneve dhe për sezonin e ardhshëm. Dhe për këtë arsye, presidenti Lazer Matija ka bërë realitet tre goditjet e para në merkato. Bëhet fjalë për tre futbolliste kosovare.

E para është portierja Lavdije Behramaj. Gjetja e një portiereje tjetër për të zëvendësuar Ardiola Raxhimin doli si domosdoshmëri dhe për rrjedhojë drejtuesit kuqeblu kanë arritur akordin me një nga portieret më të mira të kampionatit kosovar.

Përveç saj, ekipi shkodran ka firmosur edhe me mbrojtësen Arbenita Curraj dhe mesfushoren Rrezona Ramadani. Sipas presidentit Matija, me të tre këta futbolliste janë firmosur kontrata afatgjata sepse nisur edhe nga mosha e tyre e re shihen si elementë që do të jenë boshti i skuadrës edhe për disa sezone të tjera.

Të treja këto futbolliste kanë luajtur në sezonin e fundit me ekipin nënkampion të Kosovës, Ferronikelin, por tashmë janë pjesë e kampiones së Shqipërisë, Vllaznisë së Shkodrës.

Sipas drejtuesve të kësaj të fundit përforcimet nuk do të ndalen këtu sepse synohet marrja edhe e të tjera lojtareve cilësore pasi ekipi do të ketë pretendime serioze në Ligën e Kampioneve.

Lexoni dhe kete

KOMBËTARJA E BOKSIT GRUMBULLOHET NË VELIPOJË

Kombëtarja shqiptare e boksit prej dy ditësh është grumbulluar në Velipojë teksa do të qëndrojë …