VLLAZNIA E FEMRAVE LARGOHET ME KOKËN LARTË NGA EUROPA

Dëshira nuk ka mjaftuar që Vllaznia e femrave të shkojë më tej në Ligën e Kampioneve të Europës. Ajo e ka humbur dhe ndeshjen e dytë ndaj Fortunës, këtë herë me rezultatin 2-0 në përballjen e luajtur pasditen e së mërkurës në Hjorring të Danimarkës. Ka qenë sulmuesja Moller ajo që ka ndëshkuar dy herë ekipin shkodran, fillimisht në minutën e 6-të dhe më pas në të 87-tën me 11-metërsh. Por duhet thënë se në pjesën e dytë Vllaznia ka zhvilluar një 45 minutësh shumë të mirë duke e vënë në vështirësi kundërshtarin dhe në një moment Bajraktari ka goditur edhe shtyllën. Përfundimisht 2-0 për Fortunën që vazhdon rrugën më tej në këtë kompeticion, por Vllaznia e mbyll këtu. Një mbyllje e denjë dhe siç deklaruan edhe presidenti Matija e trajneri Leka pas ndeshjes, ky është maksimumi që mund të japë ky ekip…


Vllaznia e sivjetme ka bërë një paraqitje fantastike duke rregjistruar edhe kualifikimin historik në 32 skuadrat më të mira të Europës, por jo vetëm kaq sepse edhe në turin e dytë, ajo zhvilloi përbalje shumë dinjitoze përballë ekipit danez Fortuna.

Lexoni dhe kete

FSHB VENDOS: KAMPIONATI DO MBYLLET NË PARKET

Ndonëse gjysma e ekipeve pjesmarrëse të kampionatit kombëtar të basketbollit për meshkuj kishin kërkuar që …