Breaking News

VLLAZNIA E FEMRAVE NISET DREJT LITUANISË

Mesditën e së shtunes ekipi kampion I Shqipërisë në futboll për femra, Vllaznia e Shkodrës, është nisur drejt Lituanisë, vend ku do të luajë ndeshjet e edicionit të sivjetëm të Ligës së Kampioneve të Europës. Udhëtimi do të jetë me autobus dhe për të shmangur lodhjen nga distanca e largët, drejtuesit kanë menduar që të ndalen dhe të qëndrojnë dy ditë në Poloni.

Para nisjes, presidenti I ekipit Lazer Matija në një prononcim për mediat është shprehur se objektivi I Vllaznisë sivjet do të jetë kualifikimi për në turin e dytë të këtij kompeticioni të rëndësishëm europian.

Ndeshja e parë për ekipin shkodran do të jetë ajo që do të luajë ditën e mërkurë ndaj kampiones së Irlandës. Ndeshjen e dytë do ta luajë ndaj kampiones së Maltës dhe të fundit, atë më përcaktuesen për fatin e kualifikimit do ta luajë më datë 13 gusht, ndaj kampiones vendase të Lituanisë, Gintra.

Lexoni dhe kete

KADIJA: MUNGOJNË PASQYRAT FINANCIARE TË K.F “VLLAZNIA”

Mungesa e pasqyrave financiare të vitit 2018-te të cila janë dashur të miratohen nga Keshilli …