VLLAZNIA E FEMRAVE NISET DREJT POLONISË

Kampionet e Shqipërisë në futboll për femra, janë nisur këtë të dielë drejt Polonisë, vend ku të premten do të kërkojnë të shkruajnë për herë të dytë historinë me kalimin në 32 skuadrat më të mira të Europës. Vajzat e drejtuara nga trajneri Nikolin Leka kanë mbyllur përgatitjet në Shkodër dhe gjithçka duket ashtu si duhet.

Skuadra po kalon një moment të mirë dhe padyshim që këtë gjë do të kërkojë ta reflektojë edhe në sfidën e shumëpritur. Ekipi shkodran do të ketë mundësinë të shohë nga shkallët e stadiumit përballjen mes ekipeve Ferencvarosh- Czarni, për të parë se kush do të jetë fituesi I tij dhe njëkohësisht edhe kundërshtari I tyre tre ditë më vonë.

Kjo do të jetë një mundësi e mirë për ta njohur si duhet skuadrën me të cilën do të ndeshen dhe stafi teknik padyshim që do të analizojë pikat e forta dhe të dobëta të tij. Ndërkohë, sipas rregullores së UEFA-s, ekipi I Vllaznisë dy ditë më parë ka kryer edhe testet anti- covid dhe përgjigjet e tyre kanë mbërritur pasditen e djeshme.

Për fat të mirë, të gjithë pjestaret e tij kanë rezultuar negativë dhe kjo do të thotë se përbërja do të jetë e plotë për sfidën e së premtes. Vajzat shkodrane janë kualifikuar edhe dy vjet më parë për në turin e dytë të Ligës së Kampioneve të Europës dhe sivjet do të tentojnë ta përsërisin sërish këtë sukses.

Shpresat dhe mundësitë janë megjithatë gjithçka do të vendoset në sfidën e mbrëmjes të së premtes.

Lexoni dhe kete

BASKETBOLL/ VLLAZNIA MUND TEUTËN 90 – 71

Basketbollistët e Vllaznisë kanë bërë një paraqitje të shkëlqyer në finalen e dytë ndaj Teutës, …