Thursday , 29 October 2020

VLLAZNIA E FEMRAVE PJESMARRËSE NË NJË TURNE NË GREQI

Ekipi i futbollit të femrave të Vllaznisë që tre ditë më parë është shpallur kampion i Shqipërisë për të katërtin vit me rradhë, do të marrë pjesë muajin e ardhshëm në një turne shumë të rëndësishëm ndërkombëtar që do të zhvillohet muajin e ardhshëm në Greqi. Turneu në fjalë do të zhvillohet në qytetin e Aleksandropulis në datat 15-19 qershor dhe në të do të marrin pjesë ekipet më të mira të të gjitha vendeve të Ballkanit. Presidenti i ekipit shkodran Lazer Matija ka vendosur të marrë pjesë në këtë turne, për të testuar skuadrën në prag të pjesmarrjes së rradhës në ndeshjet e Ligës së Kampioneve ku padyshim që do të tentojë kalimin e turit, çka do të ishte historik për futbollin shqiptar.

Turneu i Greqisë në këtë mënyrë do të jetë një mundësi e mirë edhe për vajzat për të matur forcat me koleget e tyre të Ballkanit. Orgfanizatorët ndërkohë kanë hedhur tashmë edhe shortin dhe Vllaznia është në grup me ekipet e Paokut të Greqisë dhe Beshiktashit të Turqisë. Me të parin do të ndeshet më 16 qershor ndërsa një ditë më pas do të ndeshet me kampionen turke. Nëse arrin të triumfojë në këto dy takime, atëherë ekipi shkodran do të fitojë të drejtën për të luftuar në finale për t’u shpallur fitues i këtij turneu. Kuptohet që niveli jo shumë i lartë i kampionatit shqiptar, e bën të domosdoshme pjesmarrjen në të tilla aktivitete.

Por përveç tij, Vllaznia e femrave do të zhvillojë edhe një ndeshje miqësoren me kombëtaren U-19 të Shqipërisë që është e grumbulluar në Durrës. Pjesë e ekipit shkodran janë një numër i konsiderueshëm i vajzave që përbëjnë edhe kombëtaren shqiptare dhe ky është natyrisht një tregues për vlerat që mbart në vetvete ekipi shkodran. Megjithatë, paraqitja e tij në turneun e Greqisë pritet të jetë një barometër për të, në prag të ndeshjeve të rëndësishme europiane që do të zhvillojë këtë verë.

Lexoni dhe kete

DRESHAJ: DYERT E DEÇIÇ TË HAPURA PËR LOJTARËT SHKODRANË

10 ndeshje pa humbje dhe vendi i dytë në renditje për Deçiçin e bëjnë skuadrën …