VLLAZNIA E KA DETYRIM FITOREN NË LUSHNJË TË SHTUNËN

Vllaznia po përgatitet për ndeshjen e së shtunës ndaj Lushnjës dhe përveç mungesave të Çinarit e Krymit për arsye kartonash, pritet të mos ketë mungesa të tjera. Dëmtimet e vogla që kanë shfaqur Kalaja e Malota duket se kanë kaluar dhe ata do të jenë të gatshëm për të luajtur. Sakaq, ekipi ka vijuar me përgatitjet për këtë ndeshje dhe sot nuk janë zhvilluar si zakonisht në fushën e Golemit për shkak të kushteve atmosferike por në “Reshit Rusi”. Futbollistët dhe stafi teknik duken të përqendruar maksimalisht tek kjo sfidë që duhet fituar patjetër. Por në fakt, kuqeblutë janë ndeshur me një paragjykim aspak normal që ka dalë nga kampin lushnjar.

Në faqen zyrtare të klubit, Lushnja ka ngritur pretendimin se tashmë që Duka fitoi përsëri zgjedhjet në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit, do të dërgojë arbitrat për ta ndëshkuar Lushnjën ngaqë ka qenë klubi që propozoi kundërshtarin e tij, Bashkim Finon, për postin e presidentit të Federatës. Lushnjarët mendojnë kësisoj një hakmarrje me arbitra prej të cilës do të favorizohet drejtëpërdrejtë Vllaznia. Diçka e palogjikshme në fakt që shton edhe më shumë presionin në kampin shkodran. Futbollistët dhe stafi teknik e kanë të qartë se në “Roza Haxhiu” nuk ka alternativë tjetër përveç fitores.

Kjo zhurmë që po vazhdon të shtohet përditë e më tepër rreth tyre, padyshim që nuk i bën ata të ndihen mirë, përveç shton presionin. Kjo gjë natyrisht po ndikon në lojën dhe ecurinë e tyre në rezultate. Megjithatë prova e së shtunës është shumë serioze dhe Vllaznia patjetër që duhet ta zgjidhë me sukses.

Lexoni dhe kete

TEK VLLAZNIA ENDE BESOJNË TEK MBIJETESA NË SUPERLIGË

Kur kanë mbetur edhe tre javë deri në përfundim të kampionatit, situata tek Vllaznia nuk …