Friday , 22 November 2019

VLLAZNIA E KËNAQUR ME TRE PIKËT NDAJ KORABIT

Vllaznia e ka nisur me fitore kampionatin e sivjetëm teksa ka mundur në shtëpi 2-1 ekipin e Korabit. Një nisje që në fakt ishte e pritshme duke parë diferencat në përbërje në mes dy ekipeve por edhe në shumë aspekte të tjera. Megjithatë vetë drejtuesit por edhe futbollistët janë të vetëdijshëm se ekipi ende nuk është aty ku duhet dhe I duhet të përmirësohet më shumë. Një gjë e tillë është pranuar edhe nga trajneri Lika për të cilin rëndësi kishte mbi të gjitha marrja e tre pikëve në këtë ndeshje të parë. Skuadra ka treguar përgjithësisht shenja të mira, duket se po fiton edhe një sulmues cilësor siç është braziliani Rodriguez dhe për këtë arsye, Vllaznia e ndeshjeve të ardhshme pritet të jetë edhe më e fortë.

Fitorja ndaj Korabit ka qenë e rëndësishme për më tepër që tek Vllaznia në këtë ndeshje kanë munguar plot pesë futbollistë. Bëhet fjalë për mbrojtësit Malota, Pjeshka e Zeqaj, mesfushorin Bardulla dhe sulmuesin Nigerian Eziamaka I cili ende nuk ka mbërritur në Shqipëri për arsye të mosmarrjes së vizës. Me gatishmërinë edhe të këtyre lojtarëve sigurisht që do të shtohen shumë alternativat në dispozicion të stafit teknik dhe po ashtu edhe forca e skuadrës. Javën e dytë Vllaznia do të udhëtojë drejt Burrelit për t’u ndeshur me skuadrën vendase e cila sidomos në fushën e saj ka qenë gjithmonë e vështirë për t’u kaluar.

Por shkodranët do të tentojnë të marrin fitoren e dytë rradhazi, fitore e cila do ta ndihmonte për të pritur pastaj më e qetë ballafaqimet direkte me rivalet e saj kryesore, Dinamon dhe Besëlidhjen. Misioni I kuqebluve është I qartë: ngjitja në Superligë në fund të sezonit dhe nuk ka si të ndodhë ndryshe.

Lexoni dhe kete

BASKETBOLL/ VLLAZNIA E TË RINJVE E NIS ME FITORE KAMPIONATIN

Vllaznia në basketboll për të rinj e ka nisur me fitore kampionatin e ri. Në …