Thursday , 27 February 2020

VLLAZNIA E LODHUR DHE ME MUNGESA HUMBET NDAJ PARTIZANIT

Vllaznia e basketbollit të meshkujve duket se nuk mund të përballojë dy ndeshje brenda javës. Pas paraqitjes së mirë dhe fitores në mesjavë ndaj Rahovecit për Ligën Ballkanike, ajo ka zhgënjyer pasditen e së shtunës në ndeshjen e kampionatit ndaj Partizanit. Ky i fundit e ka nisur në avantazh takimin në “Qazim Dervishi” dhe e ka mbyllur në këtë mënyrë duke fiksuar shifrat 85 me 71. Të kuqtë nuk e kanë patur shumë të vështirë ta dominojnë këtë ndeshje përballë një Vllaznie që nuk tregoi asgjë nga vlerat e saj.

Vetë trajneri Gospodinov e ka pranuar pas ndeshjes se lodhja dhe mungesat ndikuan, ndërkohë që këtë gjë ka deklaruar edhe trajneri i Partizanit Fagu kur u shpreh se Vllaznia ia bëri më të lehtë fitoren…
Përkthimi: ” Tre nga lojtaret tane kryesore nuk ishin ne kete ndeshje. U demtua edhe Hudson gjate lojes dhe nuk mund te luante. Pa harruar demtimet e Perine me Rahovecin dhe Devonte i demtuar para ndeshjes me Rahovecin. Skuadra ishte e lodhur nga ndeshja e Ballkan Liges. Voss nuk ishte ne gjendjen e tij me te mire. Gjithashtu edhe Evans. Gjithsesi ndryshuam loje ne perioden e katert. Ne u munduam te kthenim rezultatin ne kete periode por kundershtari ishte shume para. Kishim harxhuar shume energji dhe ne fund nuk arritem te permbysnim rezultatin. Por ne duhet te kthejme lojtaret tane per ndeshjet e tjera. Prsh Perine dhe Devonte qe kane shenuar disa pika dhe kane luajtur mire. Por e rendesishme te rikthejme keto lojtare ne loje dhe skuadra te jete e bashkuar. Keshtu Devonte, Perine, Harrison dhe Hudson te jene ne fushe. Ne Ballkan Lige do mundohemi te luajme me lojtaret qe nuk kane shume minuta ne kampionat. Gjithsesi edhe aty do mundohemi te bejme me te miren edhe pse nuk eshte asgje e lehte”.

Lojtari më i mirë i kësaj ndeshje ka qenë shkodrani i Partizanit Daniel Lekndreaj i cili shënoi plot 29 pikë dhe në një prononcim të dhënë pas duke lëshuar edhe një mesazh për drejtuesit e Vllaznisë.

Humbja ndaj Partizanit ka qenë e treta në këtë kampionat për Vllazninë dhe ky është një tregues që skuadra nuk është ende në lartësinë e objektivave që ka për këtë sezon.

Lexoni dhe kete

SHTUBINA: SKËNDERBEUN E KEMI MUNDUR DY HERË, E MUNDIM SËRISH

Sfida e së shtunës me Skënderbeun është edhe më e vështirë se ajo me Luftëtarin …