Monday , 25 September 2017

VLLAZNIA E NIS ME FITORE SEZONIN E RI FUTBOLLISTIK

Ekipi i Vllaznise i ka bere nje nisje pozitive sezonit te ri futbollistik. Shkodranet kane marre 3 piket e para, teksa kane mposhtur ne transferte ekipin e Lushnjes. Nje autogol i Gaves dhe nje tjeter i shenuar nga Hasani, ne secilen pjese i kane mjaftuar kuqebluve per te marre 3 piket. Qe ne minutat e para u zhvillua nje loje e luftuar nga te dyja skuadrat, por me shkodranet me kerkues ndaj golit te avantazhit. Rasti i pare i rrezikshem do te rregjistrohej ne minuten e 18-te, teksa Lika do te provonte me nje goditje nga jashte zone, por do te grushtonte portjeri Bejte.

Do te provonte edhe sulmuesi Atsina ne minuten e 21’, por pa rezultat. Por, shansin me te mire per te shenuar golin e pare do ta kishte mbrojtesi Antonio Marku, ne minute e 28-te, por do te gabonte ne gjuajtjen me koke. Gjithsesi, perpjekjet e Vllaznise do te konkretizoheshin me gol ne minuten e 31′, ku nje gabim ne mbrojtjen vendase do te bente qe Gava te shenonte ne porten e tij. Pas golit, ekipi i Vllaznise do te ulte ritmin e lojes. Ne avantazh te nje goli do te mbyllej pjesa e pare, nderkohe qe kuqeblute do te gjenin golin e dyte shume shpejt.

Ne minuten e 47’ Lika do te gjuante nga jashte zone, por portjeri kundershtari do te gabonte ne pritjen e topit. Afer aksionit ndodhej Hasani, i cili perfitoi per te shenuar golin e dyte. Pas golit te dyte, kuqeblute zhvilluan nje loje me te qete, ndersa lojtaret e Lushnjes u perpoqen ne minutat e fundit ne disa raste per t’iu afruar golit, por gjeten te pergatitur portjerin Selimaj dhe mbrojtjen mike. Kesisoj, deri ne perfundim te 90 minutave nuk do te kishte ndryshim rezultati dhe krejt takimi do te mbyllje me fitoren e Vllaznise, me rezultatin e paster 2 – 0. Ne javen e dyte, Vllaznia do te prese ne Shkoder ekipin e Teutes.

Lexoni dhe kete

“VLLAZNIA B” BARAZON 1-1 NË PUKË NDAJ TËRBUNIT

Në barazim 1-1 është mbyllur ndeshja e pasdites të së shtunës në mes Tërbunit dhe …

Abonohu per lajmet e fundit
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
Abonohu sot per lajmet me te fundit !
×
×
WordPress Popup Plugin