VLLAZNIA E PËRGATIT NË HESHTJE SFIDËN ME TEUTËN

Vllaznia vijon përgatitjet për ndeshjen e së hënës me Teutën dhe gjendja e ekipit duket e mirë. Me përjashtim të 2-3 futbollistëve të cilët po kalojnë një gjendje gripale, pjesa tjetër e ekipit duket në rregull. Stafi teknik ka shtuar dozat e ngarkesave fizike duke parë që takimi është shtyrë edhe një ditë tjetër. Kjo përballje ndaj ekipit durrsak konsiderohet shumë përcaktuese për fatet e mëtejshme të të dy skuadrave në kampionat prandaj dhe drejtuesit e Vllaznisë i kanë mëshuar shumë faktit që duhet shumë seriozitet në përgatitjen e kësaj ndeshje.

Po ashtu, është vendosur që futbollistët edhe kësaj jave të qëndrojnë larg mediave në mënyrë që të fokusohen vetëm tek përgatitjet e sfidës së rradhës.  Sakaq, sot në shtypin sportiv kanë qarkulluar jo pak akuza të drejtuesve të Lushnjës për gjoja ndërhyrje tek futbollistët e tyre në pragndeshjen me Vllazninë. Diçka e palogjikshme në fakt sepse ekipi shkodran asnjëherë këto vitet e fundit nuk është akuzuar për gjëra të tilla dhe kjo ndoshta është arsyeja që drejtuesit e klubit Vllaznia nuk kanë dashur të reagojnë por thjesht janë fokusuar tek puna dhe përgatitjet për sfidën e rradhës. Ajo ka më shumë rëndësi se çdo gjë tjetër në këto momente sepse një fitore edhe ndaj Teutës, do t’i jepte më shumë frymëmarrje ekipit.

Ndeshja që do të luhet të hënën në orën 18.00 në stadiumin “Loro Boriçi”, pritet me dëshirë edhe nga tifozët shkodranë që duket se do të rikthehen sërish në stadium për ta mbështetur edhe njëherë Vllazninë në këtë ndeshje shumë delikate. Fitorja ndaj durrsakëve do të ndihmonte në ecurinë e mëtejshme të skuadrës.

Lexoni dhe kete

“VLLAZNIA B” MUND ORIKUN DHE MBETET NË KATEGORINË E PARË

Me shumë përpjekje e sakrifica gjatë gjithë sezonit, “Vllaznia B” ia ka dalë të sigurojë …