Tuesday , 19 November 2019

VLLAZNIA E PLOTË NË KAMPIONAT, VIJNË DEMAJ E ZENELI

Kur u duk se Vllaznia do të hiqte dorë nga pretendimet e saj për t’u shpallur kampione sërish në boks, ka ndodhur e kundërta. Drejtuesit e ekipit janë vënë në lëvizje dhe falë mbështetjes që kanë gjetur nga sponsorë të ndryshëm, kanë ofruar në ekip dy boksierë shumë të njohur, Kristian Demaj dhe Rexhildo Zeneli të cilët kanë ardhur enkas nga Gjermania për të përfaqësuar Vllazninë në këtë kampionat.

Me këto dy përforcime, trajneri Zef Gjoni tashmë shpreh bindjen se gjërat do jenë ndryshe dhe ekipi që ai drejton do të synojë të sjellin në Shkodër titullin e 22-të kampion.

Kampionati i sivjetëm do të startojë pasditen e së enjtes dhe do të zgjasë tre ditë. Ndeshjet do të zhvillohen në sallën sportive “Fahrije Hoti” të kryeqytetit dhe rivaliteti për vendin e parë pritet të jetë në mes Vllaznisë dhe Tiranës.

Lexoni dhe kete

VOLEJBOLL/ VLLAZNIA RIGJEN FITOREN, MUND 3-1 SKËNDERBEUN

Pas humbjes javën e kaluar në Tiranë ndaj Farkës, ekipi i Vllaznisë në volejboll për …