Breaking News

VLLAZNIA E REFUZOI, NDRIÇIM SHTUBINA FIRMOS NË LAÇ

Pavarësisht dëshirës së lojtarit për t’u rikthyer në Shkodër, drejtuesit e Vllaznisë nuk kanë shfaqur asnjë interes për ish- kapitenin e tyre, Ndriçim Shtubinën. Ky i fundit pas largimit nga Kukësi pak ditë më parë, në media deklaroi se ishte i gatshëm të rivishej kuqeblu dhe priste telefonatën e drejtuesve kuqeblu. Por në fakt kjo nuk ka ndodhur. Trajneri Gjoka mesa duket nuk e ka patur në planet e tij nisur nga fakti se në pozicionet ku luan Shtubina, ka alternativa dhe për këtë arsye, nuk tentoi fare ta përfshinte në planet e tij. Në këtë situatë, mesfushori 30 vjeçar nuk ka hezituar dhe ka vazhduar kontaktet me ekipet e tjera dhe pasditen e së shtunës ka arritur akordin me një tjetër ekip të Superligës. Bëhet fjalë për ekipin e Laçit me të cilin Shtubina ka firmosur tashmë kontratën dhe do të luajë për këtë skuadër, të paktën deri në fundin e këtij sezoni. Në këtë mënyrë, një nga alternativat e mundshme të merkatos kuqeblu tashmë ka rënë poshtë.

Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë me të tjerat. Për Sukajn duhet pritur. Ditët e para të janarit do të jenë përcaktuese për të. Po ashtu edhe për të tjerët. Lojtarët e piketuar nga stafi i Vllaznisë janë nën kontratë me ekipet e tjera dhe duket  e vështirë për të ardhur në Shkodër. Megjithatë, trajneri Gjoka është i bindur se përveç Sukajt, do t’i gjejë edhe dy mbrojtës cilësorë me të cilët do të mbyllë edhe merkaton e janarit. Gjithsesi, shpresat janë të pakta për të gjetur lojtarët e duhur. Gjithmonë kjo peridhë nuk ofron shumë alternativa dhe këtë e dinë mirë drejtuesit shkodranë por ata nuk heqin dorë kollaj nga pretendimet  e tyre për të gjetur lojtarë cilësorë me të cilët pastaj do të arrijnë objektivin që kanë në kampionat.

Lexoni dhe kete

TEK VLLAZNIA NË PRITJE TË VENDIMEVE TË ASAMBLESË

Tek Vllaznia të gjithë janë në pritje të zhvillimeve të reja. Zhvillime këto që pritet …