VLLAZNIA E RREZIKUAR NGA RËNIA. DUHET FITORE ME FLAMURTARIN

Kampionati kombëtar i futbollit pas ndeshjeve të javës së 22-të të tij e ka futur garën në një rrjedhë të tillë ku padyshim që Vllaznia tashmë konsiderohet një nga ekipet më të rrezikuara për të rënë nga Superliga. Fitorja e Teutës në Kamëz kishte ditë që përflitej dhe në fakt ashtu rezultoi. Një rezultat i tillë duket se konfirmon më së miri gjithë fjalët që qarkullojnë prej kohësh se skuadra durrsake nuk bie nga kategoria. Por në situatën aktuale, vetëm Vllaznia është pranë saj sepse Luftëtari e Partizani kanë fituar ndeshjet e rradhës dhe e kanë çuar diferencën e pikëve tashmë në 9.

Në këto rrethana, tashmë ecuria e mëtejshme në kampionat bëhet gjithnjë e më e vështirë sepse gara do të jetë shumë e fortë. Vllaznisë i duhet patjetër të marrë pikë duke filluar nga ndeshja e së hënës me Flamurtarin ku duhet padiskutim fitorja. Vetëm kështu gjërat mund të fillojnë të përmirësohen por padyshim që edhe fitorja ndaj vlonjatëve nuk vlen sepse do të duhen edhe shumë të tjera pas saj. Ndërkohë në përgatitjet për sfidën e rradhës, kuqeblutë janë shoqëruar nga jo pak probleme. Mungesa e Malotës për arsye kartonash, krijon një shqetësim të madh për stafin teknik sepse nuk ka alternativë për ta zëvendësuar siç duhet. Edhe Pjeshka që mund ta bënte këtë detyrë, ende nuk është i riaftësuar plotësisht nga dëmtimi që ka patur.

Nga ana tjetër, skuadra shkodrane ka qenë e penalizuar shumë edhe nga kushtet atmosferike. Edhe ditën e premte ajo është detyruar të stërvitet në kalçeto duke prishur jo pak planet e stafit megjithatë nuk ka patur alternativë tjetër. Tek Vllaznia e kanë të qartë se i pret një malore e fortë megjithatë asnjë nga pjestarët e saj nuk ka dëshirë të dorëzohet. Të gjithë janë të mendimit se ndonëse të vetëm, do t’ia dalin sërish me sukses edhe këtë herë.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA NË PRAG TË NJË REFORME, SKUADRA DO RINOVOHET

Tek Vllaznia ka nisur të flitet prej ditësh për largime futbollistësh. Pas Kalajës edhe Çinarit …