Friday , 22 October 2021

“VLLAZNIA E VARUR NGA GJENDJA E LATIFIT DHE DA SILVËS”

Vllaznia e dy javëve të fundit e ka pësuar nga paraqitjet jo të mira në pjesën e dytë të ndeshjeve dhe sipas specialistëve, kjo gjë është e lidhur edhe më zëvendësimet që bëhen dhe që nuk janë në lartësinë e duhur.

Të njëjtin mendim kanë shprehur edhe të ftuarit në emisionin “Sport Arena” në televizionin Rozafa mbrëmjen e së hënës teksa janë ndalur kryesisht tek roli që kanë në skuadër futbollistët Latifi e Da Silva.

Për trajnerin e përgatitjes atletike Arben Parmeza dhe tifozin e madh të Vllaznisë Bujar Qamili, gjendja fizike e këtyre dy lojtarëve ka në dorë fatn e Vllaznisë…

Pjesë e këtij emisioni ka qenë edhe boksieri i njohur shkodran Kristian Demaj i cili ka folur për sukseset e deritanishme në karrierën e tij, problematikat por edhe synimet për të ardhmen teksa ka bërë të ditur se atë e sheh në boksin profesionist.

Lexoni dhe kete

BRDARIÇ: VLLAZNIA NDAJ DINAMOS VETËM PËR FITORE

Pas ndeshjeve të kombëtares, Superliga shqiptare rikthehet të luajë ndeshjet e javës së 5-të të …