VLLAZNIA E VELEÇIKU SYNOJNË FITORET E RADHËS

Këtë fundjavë do të nisë seria e fundit e përballjeve të fazës së tretë të kampionatit të kategorisë së parë dhe në Shkodër do të luhen dy takime, pikërisht Vllaznia- Korabi dhe Veleçiku- Iliria. Njëri prej tyre, ai Vllaznia- Korabi do të nisë në orën 15.00 në stadiumin “Loro Boriçi” ndërsa Veleçiku- Iliria do startojë 60 minuta më vonë në fushën “Reshit Rusi”. Si shkodranët ashtu edhe koplikasit do të kërkojnë t’i mbyllin me fitore këto dy përballje.

Për kuqeblutë në fakt nuk është edhe aq e rëndësishme kjo ndeshje ngaqë edhe matematikisht e kanë siguruar ngjitjen në Superligë. Megjithatë trajneri Canaj e ka bërë të qartë se çdo ndeshje e mbetur deri në fund do të tentohet për ta fituar, pavarësisht se do të ketë ndryshime në formacion. Edhe në këtë ndeshje në portë do të jetë 18 vjeçari Kristi Qarri ngaqë dy portierët e tjerë, Sherri e Selimaj, janë ende me probleme dëmtimesh. Por përveç Qarrit, nga minuta e parë do ta nisin këtë ndeshje edhe lojtarë të tjerë që nuk kanë gjetur shumë hapësira deri më tani dhe pse jo, edhe ndonjë futbollistë nga ekipi B. Stafi teknik ka në plan të bëjë një miksim të formacionit në mes disa prej titullarëve dhe këtyre të tjerëve në mënyrë që struktura e skuadrës të qëndrojë dhe ajo të futet në fushë me qëllimin e vetëm për ta fituar ndeshjen.

Sakaq në “Reshit Rusi” Veleçiku do të ketë një sfidë vendimtare ndaj Ilirisë. Trajneri Besnik Duli e ka tashmë gati skuadrën dhe do të tentojnë për të marrë me çdo kusht fitoren me të cilën do të hidhte një hap të rëndësishëm për arritjen e objektivit, sigurimin e mbijetesës në kategorinë e parë.

Lexoni dhe kete

KATËR SPORTISTË TË RINJ SHKODRANË NË “BAKU 2019”

Ne fundin e javes se ardhshme, ne Baku te Azerbajxhanit do te nise “Festivali Olimpik …