VLLAZNIA E VOLEJBOLLIT, STËRVITJE NË NJË FUSHË FUTBOLLI

Me pallatin e sportit sërish të mbyllur për shkak të vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë që nuk lejon stërvitjen e ekipeve në salla të mbyllura, volejbollistët e Vllaznisë kanë gjetur një zgjidhje mjaft interesante për t’u stërvitur. Ata po shfrytëzojnë një terren të improvizuar në një fushë futbolli ku po stërviten çdo ditë. Trajneri Ermal Kraja, në një prononcim për TV Rozafa shprehet se kanë qenë të detyruar për një zgjidhje të tillë.

Ndërkohë, i pyetur nëse ka ende një datë kur parashikohet të rinisë kampionati, trajneri Kraja shton.

Vllaznia e volejbollit të meshkujve pretendon të jetë ndër ekipet më të mira të kampionatit dhe të luftojë deri në fund për titullin kampion, pavarësisht problematikave të krijuar kohët e fundit me stërvitjen.

Lexoni dhe kete

FUTBOLL FEMRA/ VLLAZNIA SHUMË PRANË TITULLIT KAMPION

Tjetër fitore e Vllaznisë në futboll për femra. Pasditen e së martës ajo ka fituar …