Breaking News

VLLAZNIA EDHE NDAJ ILIRISË LUAN NË “RESHIT RUSI”

Vllaznia nuk do të luajë në stadiumin “Loro Boriçi” deri pas ndeshjes Shqipëri- Turqi që do të zhvillohet më 22 mars. Ky është vendimi që mesa duket ka marrë Federata Shqiptare e Futbollit, institucioni që vazhdon ta administrojë sërish këtë impiant sportiv. Në fushën e këtij stadiumi është mbjellur sërish bari i ri dhe për këtë arsye, nuk do të luhet asnjë ndeshje prandaj dhe nga kjo gjë, ekipi shkodran do të jetë i penalizuar. Vllaznia do të jetë e detyruar të luajë sërish edhe të shtunën në “Reshit Rusi” ndeshjen e rradhës ndaj Ilirisë.

Por ndërkohë, kjo gjë ka krijuar një problem sepse edhe Veleçiku këtë javë ndeshjen e ka në fushën e vet. Për këtë arsye, Federata mësohet t’i ketë kërkuar koplikasve të gjejnë një fushë tjetër për të luajtur ngaqë institucioni i futbollit shqiptar ka vendosur që të gjitha ndeshjet e kësaj jave të luhen në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën orë.

Padyshim që Vllaznia do të kërkojë të mos e mbajë mendjen tek fusha ku do të luhet ndeshja ndaj Ilirisë sepse objektivi i tyre është padyshim fitorja. Objektivi i kuqebluve është më së paku ruajtja e diferencës prej 10 pikësh me Erzenin e vendit të dytë dhe për këtë, i duhet të fitojë të shtunën. Edhe për këtë takim, trajneri Lika nuk do të ketë të gatshëm disa prej titullarëve, por ky nuk përbën ndonjë problem sepse kontigjenti tjetër i futbollistëve do të bëjë më të mirën për ta kaluar me sukses edhe këtë sfidë. Vllaznia po mundohet të shkojë e sigurtë drejt Superligës dhe deri më tani gjërat kanë shkuar në mënyrën e duhur.

Lexoni dhe kete

EDHE E HËNA E GJEN VLLAZNINË PA TRAJNER

Dita e hënë pritej të kishte zhvillime tek Vllaznia sa i takon çështjes së trajnerit …