Saturday , 7 December 2019

VLLAZNIA ENDE ASNJË LËVIZJE PËR SEZONIN E RI FUTBOLLISTIK

Të gjitha skuadrat pjesmarrëse në Kategorinë Superiore për sezonin e ardhshëm, kanë filluar lëvizjet e para, me përjashtim të Vllaznisë. Kjo e fundit ende nuk dihet se çfarë do të bëjë sepse situata politike dashje pa dashje po ndikon në këtë mes. Drejtuesit e saj janë në dilemë për vazhdimësinë dhe ndoshta nisur edhe nga kjo situatë, drejtori sportiv Firat po sheh mundësinë e mosrinovimit të kontratës.

Në këto rrethana, për ndërtimin e skuadrës administratori Lici ka mbetur I vetëm dhe do ta ketë të vështirë të bëjë përpara. Në fakt ditët e fundit ka patur jo pak lëvizje të futbollistëve shkodranë që luajnë me ekipet e tjera. Mbrojtësi Hakaj u largua nga Teuta dhe ka qenë I gatshëm të rikthehet tek Vllaznia, por në mes ka ndërhyrë Partizani dhe sot ai ka firmosur për të kuqtë. Edhe Vecaj e Vajushi pritet të largohen nga ekipi durrsak ndërkohë që me Teutën tashmë është bashkuar shkodrani tjetër Kalaja. Në të gjitha këto lëvizje, drejtuesit e Vllaznisë kanë heshtur ndonëse skuadra ka nevojë për formatim total.

Se ku do të gjenden lojtarët, kjo mbetet për t’u parë. Kampionati I ri mendohet të nis pas dy muajsh dhe për këtë arsye, kuqeblutë në fillim të korrikut duhet të jenë në stërvitje dhe me ekip të plotë. Kjo gjë për momentin nuk është e kryer sepse Vllaznia ende nuk ka trajnerin e konfirmuar dhe lojtarët me të cilët do të përfaqësohet në sezonin e ri futbollistik.

Lexoni dhe kete

LIGA BALLKANIKE/ VLLAZNIA HUMBET NDAJ AKADEMIC

Bullgaret e Akademic kane rezultuar shume te forte per Vllaznine e basketbollit te meshkujve ne …