VLLAZNIA ENDE NË VEND-NUMËRO, ASNJË LËVIZJE DERI TANI

Ditët kalojnë dhe tek Vllaznia për momentin ende nuk po dëgjohet asnjë lajm konkret. Me përjashtim të disa thashethemeve të zakonshme të merkatos që kanë filluar të publikohen nëpër media e rrjete sociale, gjë tjetër nuk ka. Edhe ato çfarë shkruhen e thuhen për rikthimet e Xhevahir Sukajt dhe Erjon Vucajt, mesa duket janë thjesht dëshira apo fjalë të shpërndara nxitimthi nga persona të interesuar për to dhe asgjë më shumë. Drejtuesit e klubit shkodran në të vetmin reagim që patën bërë dy javë më parë, deklaruan se skuadra do të ribëhet nga e para ngaqë shumica e lojtarëve të cilëve u ka mbaruar kontrata, nuk do të rinovojnë më me to.

Në këtë aspekt, një pjesë e mirë e këtyre të fundit ende janë të paqartë nëse do të jenë pjesë e Vllaznisë apo jo, megjithë dëshirën e tyre për të qëndruar, duke filluar nga kapiteni Lika e me rradhë. Megjithatë për momentin ende nuk ka asnjë bisedë me to dhe në këto rrethana, askush nuk mundet të thotë se çfarë po ndodh. Ditët kalojnë dhe ekipet e tjera të Superligës kanë nisur merkaton duke synuar përforcime. Vllaznia duhet të jetë e plotë në fillim të muajit korrik për të nisur përgatitjet për sezonin e rid he për të mbërritur deri aty, pikësëpari duhet rikonfimuar edhe trajneri Agim Canaj.

Ai është në pritje për këtë gjë por deri tani askush nuk I ka thënë as “po” dhe as “jo”. Tifozët nga ana tjetër presin me ankth zhvillimet e reja çdo ditë sepse nuk duan që Vllaznia e tyre të vuajë sërish edhe në sezonin e ri dhe në fund pastaj të bjerë sërish nga kategoria. Nëse gjërat nuk merren shumë seriozisht dhe për më tepër, sa më shpejt, kjo edhe mund të ndodhë.

Lexoni dhe kete

ATLETIKË/ VLLAZNIA U-20 SËRISH KAMPIONE E SHQIPËRISË

Tjetër titull kampion për atletët shkodranë. Pas atyre me 16 dhe 18 vjeçarët, Vllaznia është …